Një kafene pranë aeroportit Barra në ishullin Barra po ofron një punë ëndrrash.
Aeroporti është i famshëm globalisht për të pasur një pistë në plazhin me rërë. Aeroporti aktualisht është duke u rinovuar
dhe do të rihapet në gusht, së bashku me një kafene me një kapacitet deri në 50 persona.
– Aeroporti “Bara” ka shërbyer për gati 11 mijë pasagjerë gjatë vitit 2022/23, ndaj besojmë se ka hapësirë të konsiderueshme
për të gjeneruar të ardhura nga shërbimet në kafene. Aeroporti është shumë i popullarizuar sepse ndodhet pikërisht në
plazh dhe tërheq turistët pavarësisht nëse fluturojnë apo jo – thotë menaxheri i aeroportit, Michael Galbraith.
Tani, aeroporti po ofron një mundësi unike për të gjithë kandidatët që duan të drejtojnë kafenenë që ndodhet pranë
aeroportit.
“Kafeneja jonë ka funksionuar me sukses për shumë vite para se të shfaqej koronavirusi, ndaj duam të kemi sërish një kafene
cilësore që do të ofrojë kafe të shijshme, pije të nxehta dhe të ftohta dhe ushqim”, thonë zyrtarët.
Aeroportet e Highlands and Islands thonë se puna është një mundësi unike për të gjithë punëkërkuesit.