Një kapitull i ri për kulturën shqiptare, rikthehet dinjiteti për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore

Qeverisja e VLEN-it po vendos themelet e një epoke të re për kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Pas dekadash neglizhencë, nënvlerësimi dhe shfrytëzimi të artistëve shqiptarë, më në fund, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore po i rikthehet dinjiteti dhe statusi që e meriton.
Për herë të parë, ky institucion kulturor, simbol i identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare, po merr mbështetjen e merituar nga shteti. Falë angazhimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, dhe përkushtimit të Qeverisë VLEN, 38 artistë të Ansamblit janë punësuar me vendim të përhershëm, një hap historik drejt institucionalizimit të artit dhe trashëgimisë sonë: 9 instrumentistë të orkestrës, 8 këngëtarë, 21 valltarë.
Ky vendim nuk është vetëm formalitet, është një akt dinjiteti, respekti dhe kthimi të drejtësisë për krijuesit tanë, të cilët për shumë vite kanë qenë vetëm një “emër dekorativ” në skenën shtetërore. Kjo është një fitore e madhe për kulturën shqiptare, por edhe një detyrim i përmbushur përballë artistëve që mbajnë gjallë traditën dhe shpirtin tonë kombëtar.
Puna nuk ndalet këtu. Prioritet mbetet zgjidhja e statusit për 4 valltarë dhe një defator, të cilët do të përfshihen në mënyrë të denjë në strukturën e përhershme të Ansamblit.
VLEN është garancia që kultura jonë nuk do të mbetet më as në harresë, as në margjina. Ajo do të ketë zërin, mbështetjen dhe vendin që i takon në shtetin tonë.mAnsambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të jetë simbol i krenarisë, unitetit dhe vlerave shqiptare kudo dhe përherë!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights