Home Sport Një mega-përballje dhe një derbi italian në çerekfinale të Champions League

Një mega-përballje dhe një derbi italian në çerekfinale të Champions League

0

Finalja e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve ka përcaktuar tetë udhëtarët për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe siç ishte paralajmëruar, pasditen e sotme është hedhur shorti për këtë fazë.

Shorti që u hodh në shtëpinë evropiane të futbollit në Nyon na solli çifte vërtet tërheqëse dhe emocionuese çerekfinale në kompeticionin më elitar, nga të cilat veçohen ndeshjet mes Bayern Munich dhe Manchester City, pra Real Madrid dhe Chelsea.

Kampionët në fuqi do të kenë sërish një rival anglez në Champions League dhe interesant është se me Chelsean do të luajnë në të njëjtën fazë si sezonin e kaluar.

Megjithatë, më dramatike dhe emocionuese pritet të jetë mes Bayernit dhe Cityt, për arsyen e thjeshtë se të dyja skuadrat nuk kanë pësuar humbje këtë sezon në Champions League.

Interesant është fakti se derbi italian do të shohim edhe në çerekfinale mes Napolit dhe Milanit, ndërsa dyshja e fundit është ajo mes Benfikës dhe Interit.

Hamit Altintop dhe Patrick Kluivert ishin në ngarkim të hedhjes së shortit të sotëm, i cili përcaktoi edhe mënyrën se si do të kalojnë skuadrat në gjysmëfinale.

Fituesit e Milan-Napoli dhe Benfica-Inter do të përbëjnë gjysmëfinalen e parë, ndërsa në të dytën më të mirët nga dueli Real-Chelsea dhe Bayern-City.

 

 

 

 

 

Previous articleSerbia, fillimisht do të duhej të formoj bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore
Next articleVuçiq para se të vijë në Ohër: Gënjeshtra ka sa të duash, u çudita se do të ishin 200 media