Kreu i diplomacisë kroate, Gordan Grlic Radman, mori pjesë në një konferencë për forcimin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në Berlin.

Atje ai diskutoi me ministrat gjermanë idetë e tyre reformuese për të forcuar strukturat e Bashkimit Evropian në mënyrë që të përgatiten për zgjerime të mëtejshme.

Fatkeqësisht, e gjithë vizita ra në plan të dytë pasi në rrjetet sociale u shfaq një moment mjaft i sikletshëm në të cilin Rudman tenton të puthë ministren e Jashtëme gjermane, dhe ajo menjëherë largohet dhe shmang situatën në të cilën ata duket se ndihen jo rehat.

By vull