Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Një numër rekord i të huajve kanë marrë pasaporta gjermane vitin e kaluar - Koha News
Një numër rekord i të huajve kanë marrë pasaporta gjermane vitin e kaluar 1

Më shumë se 168,000 të huaj morën pasaportë gjermane vitin e kaluar, që është numri më i lartë në 20 vitet e fundit.

Kjo është 28 për qind më shumë se një vit më parë, tha Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden, duke vënë në dukje se jo
aq shumë banorë të rinj janë regjistruar në 20 vitet e fundit.

Vitin e kaluar, 168.545 persona nga 171 kombësi kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe në këtë mënyrë kanë ushtruar të
drejtën për të marrë pasaportë gjermane.

Shumica e “gjermanëve të rinj” janë emigrantë nga Siria. Me një pjesëmarrje prej 29 për qind, 48.300 shtetas sirianë përbëjnë
grupin më të madh të personave të natyralizuar gjatë vitit të kaluar.
Shumë prej tyre u larguan nga Siria në Gjermani gjatë luftës civile. Pas sirianëve janë ukrainasit, irakianët dhe turqit.

Ekspertët parashikojnë për vitin 2023 se numri i të ardhurve të rinj mund të pritet të vazhdojë të rritet, pjesërisht sepse
partitë në pushtet SPD, të Gjelbrit dhe FDP duan të ndryshojnë rrënjësisht Ligjin e Shtetësisë.

Koalicioni qeverisës beson se Gjermania ka nevojë urgjente për emigracion të kualifikuar dhe dëshiron të lejojë njerëzit që
tashmë jetojnë atje të integrohen dhe të fitojnë shtetësinë.
Në thelb, parashikohet një qëndrim minimal më i shkurtër për natyralizim – në vend të tetë viteve, ai duhet të jetë pesë vjet.

Përveç kësaj, aplikantët nuk duhet të detyrohen më të heqin dorë nga shtetësia e mëparshme për të marrë një shtetësi
gjermane.

Në parim, kjo do të nënkuptonte legalizimin e dyshtetësisë.
Rreth gjashtë milionë të huaj jetojnë në Gjermani dhe kanë qenë në atë vend për më shumë se tetë vjet

By vull