Njoftim për akreditim për ndeshjen Shkëndija – Sileksi

Afati i fundit për aplikim është deri të premten, më 16 maj 2025, në orën 21:00.
KF Shkëndija njofton të gjithë përfaqësuesit e mediave se kanë mundësinë të aplikojnë për akreditim për ndeshjen e xhiros së 33-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, mes KF Shkëndija dhe KF Sileksi, që zhvillohet më 17 maj 2025 (e shtunë) në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim prej orës 17:00.
Të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të ndjekin ndeshjen, duhet të dërgojnë kërkesë për akreditim në email adresën: media@kfshkendija.com, duke shënuar emrin, mbiemrin, pozitën (PRESS, PHOTO, CAMERA) dhe mediumin që përfaqësojnë. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe kopje e bexhit identifikues të mediumit përkatës.
Aplikuesit janë të obliguar që ditën e ndeshjes me vete të kenë edhe kartelën identifikuese të mediumit për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të realizohet kontroll sipas listës së aprovuar për akreditim.
Afati i fundit për aplikim është deri të premten, më 16 maj 2025, në orën 21:00.
KF Shkëndija rezervon të drejtën e kufizimit të numrit të akreditimeve për secilën redaksi.