Nokia planifikon të rikthehet në tregun e telefonave premium, me modelin Magic Max, i cili është i dekoruar me specifika të larta dhe një çmim të ulët.
Magic Max u vu në dispozicion të pak njerëzve me fat gjatë MWC 2023 në Barcelonë, dhe tani janë shfaqur rendere (jozyrtare) që tregojnë se si mund të duket telefoni.
Për sa i përket harduerit, ai do të mundësohet nga çipi aktual Snapdragon 8 Gen 2, i çiftuar me 8 GB, 12 GB ose 16 GB RAM dhe 256 GB ose 512 GB hapësirë ruajtëse UFS 4.0.
Ekrani do të ketë një madhësi prej 6.7 inç, do të jetë i tipit AMOLED, me rezolucion prej 2400 x 1080 piksele dhe mbështetje për një shpejtësi të rifreskimit të ekranit prej 120 Hz.
Kur bëhet fjalë për kamerat, prisni një sensor kryesor 200MP, një sensor me kënd ultra të gjerë 16MP, një makro 5MP, si dhe një kamerë selfie 64MP në fole.
“Nokia Magic Max duhet të ketë gjithashtu një bateri të madhe, me kapacitet 7500 mAh, me mbështetje për një sistem karikimi jashtëzakonisht të shpejtë.
Sipas burimeve, Nokia planifikon ta çojë telefonin Magic Max me 400 dollarë (disa burime përmendin 370 euro). Mbetet për t’u parë nëse do të jetë kështu, duke pasur parasysh se çmimi është disa herë më i ulët se telefonat e tjerë flamurë në treg.
Për momentin, ky është informacion jozyrtar dhe sugjerohet që Nokia Magic Max të lansohet në gusht.