NP “Sharri” Tetovë apelon për kursim të ujit të pijshëm gjatë muajve të verës

Ndërmarrja Publike për Ujësjellës dhe Kanalizim “Sharri” Tetovë u bën apel të gjithë qytetarëve që gjatë muajve të verës të tregojnë ndërgjegje dhe përgjegjësi në përdorimin e ujit të pijshëm.

Gjatë kësaj periudhe është evidentuar një keqpërdorim i theksuar i ujit nga persona të papërgjegjshëm, të cilët e shfrytëzojnë për larjen e rrugëve, trotuareve, oborreve apo për freskim të asfaltit — përdorime këto që nuk janë të domosdoshme dhe ndikojnë negativisht në furnizimin e rregullt të qytetit me ujë të pijshëm.

Ky abuzim po çon në uljen drastike të nivelit të ujit në rezervuarët kryesorë të Tetovës, duke shkaktuar mungesë të ujit në disa lagje.

🔴 Uji i pijshëm nuk është i pafund dhe kërkon kujdes të veçantë nga secili qytetar.

NP “Sharri” njofton se të gjithë ata që do të kapen duke keqpërdorur ujin e pijshëm do të përballen me masa ndëshkuese në përputhje me rregulloret në fuqi.

Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve që:

  • Të mos përdorin ujin për larje rruge apo freskim të asfaltit;

  • Të shmangin përdorimin e panevojshëm të ujit;

  • Të raportojnë çdo rast të keqpërdorimit pranë NP “Sharri”.

📞 Për informacione apo raportime, qytetarët mund të na kontaktojnë përmes faqes zyrtare në Facebook ose të paraqiten në zyrat tona.

🛑 Kursimi i ujit është obligim qytetar.
Ta mbrojmë ujin – të mbrojmë jetën!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights