Nuk kishte dhuratë më të madhe për babën Shaban për Ditën e Mësuesit se sa rënia heroike për Kosovën më 7 mars 1998.

Advertisement
Advertisement

Nuk kishte dhuratë më të madhe për babën Shaban për Ditën e Mësuesit se sa rënia heroike për Kosovën më 7 mars 1998.

Festën e fundit të 7 Marsit, mësuesi i parë i Drenicës e priti ndryshe, krejt ndryshe nga vitet e tjera. Më 7 mars 1998, në vend të aromës së luleve që nipat dhe mbesat ia sillnin çdo vit, kullat e tij ishin mbushur me erën e barutit, me erën e lirisë që kishte nisur të vinte.

Lulet që dikur i merrte si dhuratë, këtë herë u ujitën me gjakun e njomë të nipave e mbesave të tij derisa u shkatërruan të gjitha, si gjithçka në shtëpi, por jo edhe motra Besarta, e cila shpëtoi mrekullisht nga Zoti për t’i treguar botës çka ndodhi ato ditë në familjen tonë.

Gjithçka që u shkatërrua atë pranverë të marsit heroik, nisi të ringjallej menjëherë. U ringjall bashkimi për liri, u ndez edhe më fuqishëm lufta çlirimtare. Dhe shtëpia nisi të mbushej përsëri, duke bartur jo vetëm emrat e të rënëve, por edhe amanetin e tyre.

Urime, baba Shaban, Dita e Mësuesit! Ti që na mësove idealin për atdhe, ti që na ndriçove rrugën tonë drejt lirisë! Të dashur mësimdhënës, urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit! Ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve dhe të rinjve tanë, ashtu qoftë e ndriçuar përgjithmonë edhe jeta juaj!

Shkruan Bekim Jashari.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights