Dy tetovarë që u ndaluan ditën e djeshme për gjetjen e marijuanës dhe dëmtimin e mjetit të policisë, u lanë në paraburgim pasditen e sotme. Sipas informacioneve të SPB Tetovë, gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për A.J. dhe ndaj S.K. 27 dhe 23 vjeç.
– Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:40 u është hequr liria në rrugën lokale Tetovë – Xherm pasi u është gjetur dhe marrë marihuana. Para se të privohen nga liria, ata nuk janë ndalur në sinjalizimin e zyrtarëve policorë dhe me automjetin e tyre “BMW” me targa të Tetovës kanë goditur dhe dëmtuar veturën zyrtare të SPB Tetovë, njofton policia e Tetovës.