Numri i viktimave të katastrofës është rritur në më shumë se 41,000, qytetet në të dy vendet janë shkatërruar dhe shumë të mbijetuar nuk kanë strehë në temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Më shumë se 35,000 njerëz vdiqën në Turqi, fatkeqësia më vdekjeprurëse e tillë që nga themelimi i vendit 100 vjet më parë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi se kishte probleme në reagimin fillestar ndaj tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, por këmbënguli se situata tani ishte nën kontroll.
“Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në historinë e njerëzimit”, tha Erdogan.