Oda Amerikane kërkon heqjen e tarifave doganore për produktet nga SHBA

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur thirrjen e saj ndaj Qeverisë së Kosovës për miratimin e një aranzhimi tregtar preferencial me Shtetet e Bashkuara, duke propozuar heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane.

 

Kjo thirrje vjen pas deklaratës së Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila mbështeti iniciativën duke kërkuar pezullimin e plotë të tarifave për mallrat nga SHBA. Sipas OEAK, ky hap do të përforconte marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe mund të hapte rrugën për një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë në të ardhmen.

 

Në komunikatën e saj, Oda Amerikane thekson se partneriteti strategjik me SHBA duhet të përkthehet në vendime të guximshme politike dhe ekonomike. Ajo i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të veprojë me unitet dhe urgjencë për të forcuar partneritetin global dhe perspektivën ekonomike të vendit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights