Home Rajoni Oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë

0
Në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë diplomuar sot në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky kurse përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake.
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë është duke trajnuar dhe përgatitur kuadro ushtarake të ndërveprueshme me vendet e NATO-s dhe partnerët e saj.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH shprehu një falënderim të veçantë për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar gjatë ndjekjes së këtij kursi.
Ai vlerësoj përformancën e kursantëve nga radhët e FSK-së, dhe siguroj që bashkëpunimi ndërmjet FARSH dhe FSK-së do të jetë gjithnjë e në rritje, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe njohurive.
Në Ceremoninë e diplomimit morën pjese Shefi i Shtabit të FARSH-së, gjeneral brigade Arben Kingji, komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bilbil Bitri, zëvendëskomandanti i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, kolonel Emror Hajdarasi, atasheu i mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Tiranë, nënkolonel Enver Hoti, pedagogë e oficerë të FARSH-së.

Previous articleNjë vit pa Rexhail Qerimin, Taravari: Drejtësia duhet të vihet në vend!
Next articleHalili: Sot misioni ynë përveç tjerash, është që të ndërtojmë edhe shkencën inovative, sipërmarrësin dhe ekonominë