(Vallë do jetë Marrëveshja e dytë e Ohrit fatale për Kosovën, apo do të jetë një kompromis i dhimbshëm!)
Qyteti i Ohrit si duket po mbjell kobëzi për shqiptarët, pasi në këtë qytet dy dekada më parë është nënshkruar kapitullimi i shqiptarëve me nënshkrimin e MO, me të cilën shqiptarët dorëzuan armët për të fituar nofkën e turpit të 20%, si shpërbim i revoltës dhe i kryengritjes për liri!
Edhe këtë radhë ndërkombëtarët vijnë më 18 mars me një shestim djallëzor të përgatitur e të përcaktuar qysh më parë, ku do të takohen në Ohër për të vazhduar bisedimet mes dy kryeministrave Vuçiq dhe Kurti.
Përmes presionit diplomatik dhe shantazhit ndaj Kosovës dhe Albin Kurtit mbi tavolinën e punës eskorta e Brukselit kanë sjellë me vete ultimatumin e fundit drejtuar atij: Merre ose lëre!
Kjo është pretenca e fundit e ‘togave të zeza’ nga Brukseli për Kosovën, si mjet presioni para verdiktit të tyre me objektivin final për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës sipas planit franko-gjerman, ku negociatorët europian Borrell dhe Lajçak kanë me vete mandatën e kapitullimit të Kosovës për të pranuar ‘Zaednicën’ si zgjidhje të mosmarrëveshjes shekullore me serbët!
Thagma e madhe e këtij takimi do të jetë gatishmëria e kryeministrave Vuçiq dhe Kurti për ta nënshkruar apo jo këtë propozim franko-gjerman, takim ky që do të mbetet surprizë deri në çastin e fundit.
Nënshkrimi eventual i marrëveshjes Serbi-Kosovë nga ana e kryeministrit Kurti, përfshirë brenda ‘Zaednicën’ me kompetenca ekzekutive paraqet tradhti të lartë kombëtare pasi ajo do të kishte për pasojë fillimin e Bosnjëzimit të Kosovës me shpalljen de jure të Republika Srpska brenda Kosovës.
Dy janë opsionet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti para shantazhit të BE-së: Nënshkrimi i marrëveshjes dhe dorëheqja!
-Nënshkrim në këto kushte ka emër dhe ajo quhet tradhti.
-E kundërta e mosnënshkrimit është dorëheqja me nder dhe faqebardhë nga posti i kryeministrit!