14 marsi, dita e rebelimit shqiptar mbi Kalanë e Tetovës

vull

Nga Medai Shaholli
(me rastin e 21-vjetorit të krismave të para të lirisë)

Pikërisht më 14 mars të vitit 2001, në ditën e pranverës mbi Kalanë e Tetovës, u ngrit më këmbë njësit i parë UÇK-së që paralajmëroi rrëmet dhe furtunë për pushtetin e ‘dërzhavës Severna’ dhe për partitë politike shqiptare që deri atëherë nuk e kishin prishur ‘terezinë’ me pushtetin, ku përmes krismave të armëve nga Kalaja e lashtë ilire ua prishi rehatinë dhe dhe statuskuonë e ‘ozës së paqës’ shtetit që nuk respektonte shqiptarët si komb por i trajtonte si qytetarë të dorës së dytë.

Ky ishte njësiti i parë që zgjoi ndërgjegjen kombëtare me stemën e UÇK-në në krahëror e në mendje dhe në zemër me idealin e lirisë gjithandej nëpër brigjet e Malit Sharr, së bashku me vëllezërit komandantë Izair Samiun- Bacin dhe Rrahim Samiu – Zogu, (tashmë dëshmor i kombit) që rrokën armët kundër pushtetit dhe politikës skllavëruese ndaj shqiptarëve, ku përmes me krismave të pushkëve tronditën themelet e ‘dërzhavës’ që deri atëherë ishte mbajtur më këmbë (si edhe sot ) me paterica të partive politike shqiptare përkundër vullnetit politik të shqiptarëve për të qënë të barabartë me bllokun tjetër.

Në fillin e kryengritjes shqiptare nëpër fshatrat e rrëzë Sharrit UÇK-ja dhe luftëtarët e lirisë kishin gjetur strehën dhe mikpritjen atdhetare të liridashësve shqiptarë në mbështetje të plotë për rezistencën e armatosur kundër padrejtësive gjysmë shekullore të këtij pushteti që deri atëherë u kishin bërë dërrmën shqiptarëve duke ia mohuar të drejtat kombëtare dhe statusin e barabartë juridik në demonkracinë e re.
Këto fshatra u shëndrruan në plasdarm të istikameve dhe vatrave të zjarrta të rezistencës shqiptare si një mbështetje e fuqishme e luftës çlirimtare për komandant ‘Bacin’ dhe bashkëluftëtarët e tij.

Menjëherë pas këtyre krismave drithëruese për ‘dërzhavën’ dhe sistemin e saj politik filluan reagimet e liderëve të ndryshëm se shteti duhesh të marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur nga këta elrmentë ‘destruktivë’ që kanë ndërmend ta prishin rendin kushtetues të ‘dërzhavës’ së dashur Makedonija si vend i bashkëjetesës së shkëlqyer të ‘oazë e paqës’.

Kësisoj, mund të thuhet qartë dhe pa rezerva se kontributi dhe roli i vëllezërve Izair dhe Rrahim Samiu në luftën e Koshares dhe më gjerë në Kosovë por dhe më vonë Maqedoni është kontribut me vlera të larta kombëtare sidomos i komandant ‘Bacit’.

Komandant ‘Baci’ me shokë më 2001, vranë frikën dhe tabunë e popullatës së mbarë vendit se shqiptarët nuk duhet të kënaqen me statusin e vasalit në shtetin që ishte ngritur mbi kontributin edhe të antifashistëve shqiptarë por që në kushtetutën e dërzhavës shqiptarëve nuk u njihet ky kontribut.

Komandant Izair Samiu-Baci me shokë e kishin kuptuar se vetëm lufta e armatosur për liri kishte ngelur si mënyra dhe opsioni i vetëm për të fituar barazinë e plotë në këtë shtet të pabarazisë së madhe që ata u detyruan të zgjedhin në kohën kur kupa ishte mbushur dhe nuk mbante më.

Përkundër devijimit të idealit të luftës çlirimtare dhe të revolucionit nga komandantët dezertor dhe të katapultuar me mision në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, që shmangën dhe degraduan vullnetin politik të luftëtarëve të lirisë dhe të shqiptrëve me nofkën e 20% në MO, me të cilën komandant ‘Baci’ me shokët e tij nuk u pajtua kurrë me atë status denigrues por, mbeti stoik në qëndrimet e tij dhe idealit të pamposhtur për liri. Qëndrimet e tij mbeten fjalëflamur dhe burimfrymëzimi për brezat e rinj si shembull i rezistencës dhe i luftës për liri.

Mirënjohje dhe respekte për komandant Izair Samiu-Bacin dhe bashkëluftëtarët e tij!

Next Post

Intervistë me kryetarin e Komunës Qendër, Gerasimovski: Buxhetin komunal e trajtojmë si duhet, për përballimin më të lehtë të krizës ekonomike

100 ditë kryetar i Komunës Qendër, çfarë është bërë? Goran Gerasimovski punon pa shumë reklama në media. Gjërat që janë bërë gjatë këtyre tre muajve ishin pjesë e asaj që diskutuam në këtë intervistë. E çfarë konkretisht parashihet në programin zgjedhor për këtë mandat 4-vjeçar të Gerasimovskit. U bënë tashmë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: