17 Nëntori i viti 1944 i kthyer padrejtësisht në ditë pushtimi, ditë tërbimi e tmerri komunist!

vull
Këtë ditë, ata që luftën e kishim kthyer në luftë vëllavrasje për pushtet, duke tradhëtuar çdo ideal të atyre që kishin luftuar për komb dhe atdhe, e nisën me vrasje intelektualësh e nacionalistësh, martirëve të sotëm që jo pak i kishin dhënë luftës.
Krahas këtyre masakrave, po me 17 Nëntor, bisha komuniste e friksuar dhe e tërbuar për pushtet, urdhëroi shkatërrimin e Mauzoleumit të Familjes Mbretërore, ku prehej Nëna Mbretëresha Sadije Toptani, gjë të cilën nuk mund ta bëj askush përveçse ky lloj i kuq.
E drejta rivihet, pikërisht kur kombi feston përvjetore nderohen ata që i kanë dhënë kombit.
Pikërisht me 17 Nëntor, por tani të vitit 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, kthehen në Atdheun e Tij, Atdhe për të cilin kishte sakrifikuar gjithçka, eshtrat e Mbretit Zog, për t’u rivarrosur në dheun e tokës mëmë në Mauzoleumin tashmë të rindertuar.
Lavdi martirëve, turp për ato që mbollën vëllavrasje dhe turp për ata që shkaktojnë një vrasje e dytë duke mos dënuar krimet e komunizmit
Next Post

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputeti, Bastri Bajrami pritën në takim ambasadorin e Austrisë në Shkup, Georg Woutsas.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, proceset integruese si dhe për sfidat me përballjen me pandeminë Covid 19. Kryetari Kasami e njoftoi shkëlqesinë e tij, Woutsas për kontributin e Lëvizjes BESA si parti e qeverisë në proceset e rëndësishme të vendit për integrim sa më të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: