A jemi ne për një Hixhret

vull

“Ata të cilët besojnë, emigrojnë dhe luftojnë në rrugën e  All-llahut, edhe ata që japin strehim dhe ndihmojnë, ata janë me siguri besimtarë të vërtetë – për ata ka falje dhe shpërblim fisnik.” (8:74)

 

Nga Afrim Tahiri

 

Hixhreti në botën myslimane shënon pikënisjen e ngritjes së islamit nga një “fiksion” në rregull, në Ligj të shenjtë, që do të shërbejë si bazë për ta arritur kënaqësinë e Krijuesit tonë.

Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., do ta fillojë Hixhretin duke e braktisur vendlindjen e vet, Meken dhe duke u vendosur për gjatë vite në Medine. Ai dhe pasuesit e parë të tij, vetëm ata mund të ndjenin se si hapat e emigrimit shndërrohen në gurë gjignatë të themeleve të së mirës, të së drejtës, të së vërtetës. Kjo ndiesi nuk do të përjetohej pa vendosshmërinë vetëmohuese për të hequr dorë nga e keqja, nga shëmtia, nga e pavërteta, nga injoranca. Pra hixhreti u bë për ta gjetur një tokë pjellore ku do të mbillet fara e vlerave të njeriut dhe ku do të ndërtoheshin mekanizma për t’i mbrojtur ato vlera, si dhuratë më e çmuar e Zotit për krijesën e vet që vendosë të marrë udhën kah drita e shenjtë.

Hixhreti nënkupton vendosshmerinë dhe përkushtimin e njeriut të mbarë për të ngritur sistem që do të garantojë jetë të lumtur në këtë botë por edhe amshimin e botës së përjetshme; për të ngritur sistemin që mbahet fort për shtyllat e vlerave morale, të humanes, të dashurisë, respektit, përkushtimit, përulësisë para Ligjit Absolut!

Hixhreti shënon momentin e ngritjes së themeleve të shtetit islam, të vlerave të tërësishme të sistemit të denjë për shtetin islam, shënon fillet e ngritjes së shoqërisë që do ta meritojë rritën dhe vdekjen nën këtë sistem, që e meriton përkujdesin e këtij sistemi, jetën plotë dinjitet, integritet dhe respekt.

Njeriu i mire, i sinqertë e i devotshëm, deri në frymen e vet te fundit duhet të jetë në hixhret! Mënyra dhe forma e Hixhretit të Pejgamberit a.s. natyrisht që do të jetë përjetësisht e papërsëritshme, por vetë Pejgamberi a.s. na mëson që ta ndjekim urtinë e kësaj ngjarje historike për mbarë njerëzimin. Ai thotë “Muhaxhir është kushdo që braktis çdo gjë që e ka ndaluar Allahu dhe përqafon atë që Ai e ka urdhëruar.”  Me këtë Pejgamberi i Zotit na e bëri të qartë se, nëse tash e tutje njeriu nuk do të jetë në sprovë për ta përsëritur Hixhretin, ai këtë veprim mundet dhe duhet ta kryej shpirtërisht. Njeriu mund të emigrojë nga një jetë e vet plotë me gjynahe, në një jetë të përsosur me vlera morale. Duke ikur nga haramet e perditshme drejt shijimit të të mirave plot me hallall, në fakt ai tashmë ka bërë një migrim shpirtëror, ka kryer atë udhëtim shpirtëror të Hixhretit që e ka porositur Pejgamberi ynë i dashur, Muhamedi s.a.v.s.

Pejgamberi a.s. pas vendosjes në Medine, kërkoi diç më tepër, diç që shkojnë përtej gjurmëve të trishta, plotë dhembje dhe lavdi, që ngelën rërës shkretinore gjatë hixhretit! Gjurmët e hapave në Hixhret, sado të thella nga pesha e dhembjes dhe trishtimit, ato fshihen me erën e parë shkretinore. Pejgamberi a.s. kërkonte që këto gjurmë hixhreti të ngelin përjetë në shpirt të njeriut, si virtyte që do ta lartësojnë atë dhe fenë a Allahut të Plotëfuqishëm.

A kemi nevojë ne, si myslimanë të kësaj shoqërie, për hixhret shpirtëror! Pa dyshim që po! Sepse kemi degraduar në vlera aspak të dinjitetshme për ne si shqiptarë e si myslimanë, pjesëtarë të BFI-së! Djalli i mallkuar na i ka pështyrë sytë dhe nuk po shohim se si po i shërbejmë kultivuesve të “vlerave” që asgjë nuk kanë të përbashkët me islamin. Po përkundemi e po përgjumemi në djepin e vetëmashtrimit, duke kaluar në ekstazë nga shijimi i “nektarit” të antivlerave të cilat po na faniten si të arritura në shkretëtirën përcëlluese të degradimit tonë si qenie kombëtare e fetare!

Na ka hije ne që të përgatisim evente glamuroze në shenjë përkujtimi të kësaj ngjarje madhështore? Po, hipokritëve u ka hije!

Hixhretin duhet ta përkujtojme si çast kur thellësisht duhet të reflektojmë: ku jemi, çka po bëjmë, si po veprojmë dhe çka duhet bërë! Shembullin e kemi, porositë i kemi, na duhet vetëm të jemi besimtarë të sinqertë!

 

(Autori është drejtues i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së)

Next Post

Grubi: Pas 20 viteve zbulohet dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka dorëzuar në Arkivin shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të arkivuar dokumentin origjinal të Marrëveshjes së Ohrit, 20 vite pas nënshkrimit të këtij dokumenti paqësor. “Kam kënaqësinë jashtëzakonisht të madhe që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: