Abdulla Mehmeti: Askush nuk mund ta cenojë pronësinë intelektuale të tjetërkujt

vull

R e a g i m

ASKUSH NUK MUND TA CENOJË PRONËSINË INTELEKTUALE TË TJETËRKUJT

 

Abdulla Mehmeti

 

Në bazë të një shkrimi në formë reagimi të publikuar këto ditë në mediet në gjuhën shqipe në Maqedoninë Veriore (në emër të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI), ku hapur denoncohet plani i një grupi dashakeq për ribotimin e censuruar të librit “Shqiptarët e Maqedonisë”, përmbledhje e punimeve shkencore të Simpoziumit “Shqiptarët e Maqedonisë”, i mbajtur në objektin e Medresesë “Isa Beu” në Kondovë të Shkupit, më 20, 21 dhe 22 dhjetor 1991, që ka qenë i pari i këtij lloji ndër shqiptarët e Maqedonisë. Ky simpozium është organizua nga Bashkësia Kulturore Shqiptare në Maqedoni, ndërsa bartës formal të këtij aktiviteti kanë qenë Shoqata e Arsimtarëve të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe nga Tetova dhe Biblioteka “Isa Beu” e Medresesë në Kondovë të Shkupit. Shih shkrimin tim në dy vazhdime, në bashkëngjitje të këtij reagimi.

 

Në emër të Bashkësisë Kulturore Shqiptare, në cilësi të kryetarit të saj, organizatorit të këtij Simpoziumi, duke qenë i njoftuar në hollësi me procesin e botimit të punimeve shkencore të këtij simpoziumi dhe pengesat gjatë asaj kohe (1992-1994), edhe me agjentët shqiptarë që kanë ndërhyrë atëkohë, duke dezinformuar e shpifur te autoritetet turke që ta sabotojnë botimin e librit sipas marrëveshjes, siç shkuan edhe autori i reagimit të këtyre ditëve, përveç kërcënimeve të hapura nga pushteti i asaj kohe, me tendencë për heqjen e së paku 80 faqe teksti nga përmbajtja e disa kumtesave shkencore, me pretekst se ato përmbajtje e dëmtojnë historinë e periudhës Osmane, kinse i rëndojnë marrëdhëniet miqësore mes shqiptarëve dhe turqve dhe i cenojnë interesat e sotme të shtetit të Turqisë në rajon!

 

Për hollësi të tjera mund të deklarohen publikisht edhe aktorë të tjerë pjesëmarrës në këtë projekt, në përgatitjen e materialeve, redaktimin dhe botimin e librit me punimet shkencore të Simpoziumit “Shqiptarët e Maqedonisë”, për ta sqaruar të vërtetën para opinionit. Këtë e kanë borxh edhe ndaj autorëve të punimeve shkencore, shumica e të cilëve nuk janë gjallë, si edhe ndaj organizatorit të Simpoziumit.

 

Me këtë rast, i paralajmëroj të gjithë aktorët e sotëm për veprimet në tentim, nëse ka tendenca të këtilla siç thuhet në reagimin e këtyre ditëve, të mos guxojnë të ndërmarrin një hap të tillë, përderisa materialet e përfshira në këtë libër janë pronë intelektuale e autorëve dhe organizatorit real të Simpoziumit “Shqiptarët e Maqedonisë”, Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni. Mos guxoni!

 

Tetovë, 31 janar 2022

Next Post

Ministri Çupi priti në takim drejtorin Emini: Rëndësinë e krijimit dhe implementimit të platformës “Biznes diaspora”

Sot prita në vizitë pune drejtorin e Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Bekim Emini. Bashkërisht biseduam për rëndësinë e krijimit dhe implementimit të ashtuquajturës “Biznes diaspora”, gjegjësisht bazën e të dhënave për çdo sipërmarrës të suksesshëm në diasporë dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: