Abdulla Mehmeti: KUSH E VIKTIMIZON KOSOVËN NË KËTO RRETHANA?

vull

Për mutacionin e viruseve dhe plehun komunist

 

KUSH E VIKTIMIZON KOSOVËN NË KËTO RRETHANA?

 

Abdulla Mehmeti

 

Përderisa e gjithë bota po lufton me pandeminë e koronavirusit, pse Kosova duhet të përballet edhe me viruset e bandave bastarde rusofile?!

Në të katër anët e botës, popujt dhe shtetet po përballen me pandeminë që po e rrezikon njerëzimin, kur janë pezulluar të gjitha aktivitet publike në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, disa shtete fqinje i kanë anuluar zgjedhjet e planifikuara, ndërsa në Kosovë edhe në këto rrethana po zhvillohet luftë e ashpër për pushtet.

Edhe sa kohë u duhet shqiptarëve që ta kuptojnë se bandat e ish-regjimit komunist jugosllav dhe agjentët e shërbimeve sekrete sllave që shkatërruan gjithçka në tri dekadat e fundit ende duhet të marrin frymë lirisht në Kosovë dhe trojet shqiptare?

Jo që qytetarët e Kosovës nuk i njohin këta morra të epidemisë çetnike serbe, por pse tregohen kaq të ngathtë edhe pas gjithë kësaj ploje që kanë përhapur këta kriminelë për dekada me radhë, këtë nuk po e kap mendja e shëndoshë, na përqesh e gjithë bota dhe nuk do të na e falë historia.

Jo që forcat e reja politike janë zgjidhja ideale, më e mira që i duhet sot Kosovës, por është zgjidhja më e mirë e mundshme së paku për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që ia ka zënë frymën shoqërisë kosovare dhe shtetit një periudhë të gjatë, ndërsa bandat kriminale që e kanë ngulfatur shtetin dhe popullin e Kosovës, pas gjithë asaj që ka ngjarë gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë, pas gjithë bëmave të ditura e të paditura për krimet dhe tradhtitë, përbën krim të rëndë kundër njerëzimit nëse nuk ndëshkohen dhe hidhen në plehrat e historisë, si një nga mortajat më të rënda që ka mundur t’i ndodhë Kosovës në rrugën e saj të lirisë dhe krijimit të shtetit të pavarur.

Shqiptarët e Kosovës me gjithë vuajtjet, masakrat dhe tmerret gjatë historisë nuk e meritojnë këtë fat, të qeverisen nga bandat e kuqe të Beogradit dhe Kremlinit.

A ende shtireni sikur nuk e keni kuptuar këtë?!

 

(19.III.2020)

 

Next Post

Bekim Memeti vazhdon punimet për asfaltimin e rrugës në Radushë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti vazhdon me angazhimin e tij maksimal në zona të ndryshme që ka të bëjë me infrastrukturën ndërsa në vijë të kësaj është duke punuar intensivisht në Radushë për ta përfunduar sa më parë këtë projekt. Me këtë rast banorët e kësaj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: