Abdulla Mehmeti: NA ISHTE NJËHERË NJË LIGJ, SI TË GJITHË LIGJET E PUSHTETEVE JODEMOKRATIKE

vull

NA ISHTE NJËHERË NJË LIGJ, SI TË GJITHË LIGJET E PUSHTETEVE JODEMOKRATIKE

Shkojmë në zgjedhje të “reja”…sa turp, pas kujt duhet të rreshtohen shqiptarët e ngratë!

 

Abdulla Mehmeti

 

Ky është “Ligji për përdorimin e gjuhëve” në Maqedoninë Veriore, të cilin disa politikanë dhe “ekspertë” shqiptarë e quajtën edhe “ligj për gjuhën shqipe zyrtare”, e besuan shumë njerëz edhe përkundër reagimeve tona në kohë dhe me shpjegime të hollësishme.

Fatin e këtij ligji e kanë pasur më herët edhe shumë ligje të tjerë, me ambalazhin “për avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, si Ligji për përdorimin e simboleve (flamurit), për të cilin në periudhën e tranzicionit (1997) u burgosën, u vranë dhe masakruan shumë shqiptarë, me fajin e politikës naive të shqiptarëve në këtë shtet, ndërsa ligji aktual për simbolet (flamurin) ua ndalon këtë të drejtë 50% të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe e ka masakruar flamurin shqiptar për 1/3 e madhësisë së tij normale!

Kushtetuta është ligji themeltar i një shteti, jo ligjet e përkohshme. Kushtetutën aktuale të Maqedonisë Veriore (2019), që gjuhën shqipe e përcakton si “gjuhë e qytetarëve prej 20% që e falsin atë gjuhë”, jo si gjuhë shqipe, aq më pak si gjuhë zyrtare, e kanë votuar me të dyja duart edhe këta “patriotët” aktualë të politikës shqiptare (pozita dhe opozita), që premtojnë fusha e male sa të ulen në kunjin e pushtetit, mandej e kanë lehtë ta mashtrojnë popullin se vijnë zgjedhje të tjera të radhës, deri në pafundësi…

Djalli i marrtë mashtruesit bashkë me këto ligje, para zgjedhjeve!

 

(26.V.2020)

 

Next Post

Spasovski: E rindërtuam dhe e modernizuam infrastrukturën e rrjetit për prodhim elektro-energjetik për potencial më të lartë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqeodnisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtoresha e përgjithshme SHA MEPSO, Eva Shukleva, morën pjesë në aktivitetet përfundimtare të 110 linja e transmetimit të kilovatëve Shtip – Probishtip pas së cilës vijon lëshimi provë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: