Ali Ahmeti 18 vjet në krye të partisë!

Blerand Rexhepi

Më 21 Dhjetor 2019 në Shkup, isha i nderuar që isha i ftuar në Kongresin e IV-ërt të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku Ali Ahmeti u rizgjodh Kryetar partie! Ngjarje e madhe, informacion rrufe por jo i papritur, degjojnë e mbajnë shënim miqtë dhe armiqtë, aleatët dhe kundërshtarët, patriotët dhe atdhetarët, se shqiptari i madh, drejtuesi i lartë i LPK-së, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar, Ali Ahmeti, rizgjidhet me unanimitet të plotë, me besim të madh e dashuri të pakufishme nga partia e tij, edhe për mandatin e radhës Kyetar i BDI-së! Atdheu e populli shqiptar i ka të rrallë bijtë e tij si Ali Ahmeti, i cili kurrë për asnjë çast nuk e uli shpatën e luftës për liri të popullit shqiptar nga zgjedha pushtuese serbe!

Të gjitha zgjedhjet i fitoi kjo parti me Ali Ahmetin në ballë të saj! Dhe ky është një nga bijtë e mëdhenjë të kombit tonë, fitoret e partisë së tij, ia adreson popullit nga gjiu i të cilit doli! Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nën udhëheqjen e tij, është bërë zot i fateve të veta! Gjithëçka e arrirë nuk do të jetë e mjaftueshme, të gjitha rrugët legale e me mbështetje popullore kombëtare, por edhe nga aleat e miq ndërkombëtar do ti vejë në përdorim ky udhëheqës i madh, për të rritur mirëqenjen e popullit të tij, por edhe të shtetit të Maqedonisë së Veriut, të Shqiperisë, të Kosovës e të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi e në diasporë! Derisa Ali Ahmeti të jetojë, fitoret dhe të mirat e mëdha popullit shqiptar kurrë nuk do ti mungojnë! Ali Ahmeti, 18 vjet kryetar partie! Është nderë për partinë e për çdo anëtarë, që e ka kryetar këtë shqiptar! Jetë të gjatë e të lumtur, shokut e bashkëveprimtarit, udhhëqësit të madh e largëpamës Ali Ahmeti!

Ismet Sylejmani Prishtinë, më 22 Dhjetor 2019!

Next Post

Profesor Adnan Ismaili për vizitë në Bankën Islamike për Zhvillim në Xhidde

Pas përfundimit të punimeve në Samitin e Gjuhës Arabe në Paris, profesori i Universitetit të Tetovës, profesor Adnan Ismaili ka udhëtuar në Arabinë Saudite, ku ka realizuar disa takime të rëndësishme në Rijad dhe në Xhidde. Përveç takimit me personalitete të ndryshme të jetës publike, drejtues të fondacioneve dhe institucioneve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: