ALI AHMETI NË MES TË GJENERALIT CLARK DHE TRAVARIT

vull
Skena politike në Maqedoninë e Veriut është e mbushur me shumë të papritura!
Ekstremet janë të pranishme edhe në këtë shtet, të cilat manifestojnë nderim e rrespekt por edhe cinizëm e përbuzje, dashuri e urrejtje, ato kur grumbullohen e bëhen bashk, përbëjnë një tërësi e cila kur ndahet në dysh, lëshon aromë mirënjohjeje të pashembullt sikur ajo e Gjeneralit legjendarë Amerikan Clark dhe kutërbim ere qorapësh si kjo e Kryetarit aktual të Gostivarit, Taravarit!
Rrallë herë ndodhë që goditja e kundërshtarit sikur në këtë rast vlerësimi kundër Ali Ahmetit, kjo e Taravarit, fyen jo vetëm Ali Ahmetin por edhe Komandantin heroik të US ARMY, i cili Udhëheqësin e popullit shqiptar me madhështi e solemnitet e quanë LEGJENDË, kurse në foltoren e tij me mikrofon, i mjeri Taravar e quan Ali Ahmetin të smuar politikish!
Kush ka të drejtë Gjenerali Amerikan Clark apo Taravari i Gostivarit!
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti është vlerësuar lartë nga populli e nga miqtë, nga aleatët dhe nga personalitete të mëdha politike e ushtarake, por edhe nga armiq të ndryshëm pushtues e kundërshtarë, sepse figura heroike dhe titanike, edhe kur kundërshtohet e denigrohet, ajo megjithatë edhe vlerësohet, ani pse sulmohet e goditet për qëllime të larta të ulëta!
Jo zoti Taravari, nuk ta ka borgj Gostivari, të fyesh figurën madhore të Ali Ahmetit, të cilin SHBA dhe Gjeneralët e sajë e vlerësojnë legjendarë e goja jotë plot shkumë nxjerr diagnostifikim të qëllimtë e të palarë!
Jo Taravar, nuk fitohet me fyerje e ultësi, sepse kjo nuk është as traditë shqiptare as vlerë atdhetare, përkundrazi është defekt e dobësi, sikurse ishte edhe armiqësi e madhe dhe tendencë për diskualifikim nga propaganda përqarëse e aparatit të Serbisë pushtuese, vrasëse, etiketuese dhe eleminuese!
Populli dhe votuesi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, me votë do të tregojë, vlerësojë e ndëshkojë, se a është me Ali Ahmetin legjendarin e popullit shqiptar e të Gjeneralit Wesley Clark apo do të rreshtohet me jargët dhe diagnostifikimin vrasës e infuzionin e prishur e vdekjeprurës të Taravarit!
Ismet Sylejmani,
Next Post

Kandidati i ASH-së Argjent Gura në përkrahje të Bilall Kasamit (Foto)

Kandidati i ASH-së për kryetar të Brvenicës, Argjent Gura ka dhënë përkrahje të hapur kandidatit për Tetovën, Bilall Kasamit. Reagimi i tij ka ardhur në rrjetin social, duke komentuar në një postim të Bilall Kasamit. “Forca Bilall Kasami ,deri në fitore përfundimtare”, ka shkruar Gura.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: