Arrestimi i “Currit” për shantazhe, për të balansuar skandalin e Flora Brovinës, apo edhe për luftë bandash?

vull

Nga Rexhep Kastrati

Ditën kur do të diskutohej për nismën e Kadri Veselit për Tribunalin për krimet serbe, Flora Brovina, kuvendare e PDK-së bëri publike fotografi me çka u mundua të dëshmonte dhunimet serbe ndaj femrave shqiptare.


Vetë bërja publike ishte skandal më vete, pasi që një nga pjesët më të dhimbshme të tragjikës kombëtare, individuale dhe kolektive, në vend se të përfundonte në institucionet përkatëse, u bë publike, duke e vënë fatkeqen eventuale në sy të opinionit, të atij opinioni me mendësi patriarkale që edhe ashtu nuk ka ndonjë mirëkuptim ndaj femrave të tilla.

Po kur kihet parasysh se bëhej fjalë për fotografi që nuk kanë të bëjnë me Kosovën, por me ndonjë skenë edhe filmike n ndonjë vend tjetër të botës, skandali ishte tepër i madh, më i madh sesa që është praqitur në opinionin.

E të thuash se gjithë kjo ka ndodhur pa dijeninë e Kadri Veselit edhe si kryetar i Kuvendit, edhe si kryetar i PDK-së, edhe si njëri nga personat e fuqishëm në sknenën politike të Kosovës, është jo serioze, është të bësh për vete ato që vetë Kadriu ka thënë lidhur me këtë skandal!

Edhe pse përdori media të ndryshme për të zbutrur efektet publike të skandalit të Flora Brovinës, megjithatë ishte e qartë se ky skandal nuk mund të kalohej ashtu kot.

Dhe thuajse si papritur, u shpik “arrestimi” i Ismet Osmanit “Currit” dhe të një grupi fajdexhinjsh, që për mua si njohës i hershëm i lidhjeve të tyre, ishte e pazakontë, sepse bëhej fjalë për një nga bosët kryesorë të trafiqeve të drogës në nivelet më të larta ndërkombëtare, që kishte arritur t’i shpëtonte arresteve dhe gjykimeve në shtete të ndryshme.

Në anën tjetër, publikimi i informacioneve se gjirimet filmike të këtij grupi, ku përmendet edhe emri i Kadri Veselit, kanë qenë në dispozicion qysh më 2013, e janë mbajtur të fjetura, dhe vënia në funksion të mënjehershëm fill pas skandalit të Flora Brovinës, e bën edhe më të qartë faktin se gjithë kjo situatë është vetëm një shfaqje për të balancuar skandalin me fotografi!

Në funksion të kësaj shkon edhe fakti se edhe një nga bostë tjerë të trafiqve të drogës, Nexhmedin Zeka “Luli”, bashkëvendas i Kadri Veselit, vazhdon i patrazuar, madje vëllau i tij, Abedini është kryetar i KF Trepça ’89 nga Mitrovica, me të cilin Kadri Veseli ka lidhje të afërta!

Gjithsesi, ky “arrestim” duhet të shihet edhe në kontekst të zhvillimeve brenda partive politike, marrë parasysh se krimi ekonomik, sidomos krimi ekonomik nuk ka parti dhe është i shtrirë në këto parti. Tashmë LDK akuzohet për Enver Sekiraqën, i cili, duket se ka lidhje me njerëz të rëndësishëm, madje ka pasur rast kur janë përmendur edhe emra të veçantë të zyrtarëve të LDK-së me lidhje me Enver Sekiraqën!

Në këtë kontekst, duhet parë gjithë këtë hallakamë, edhe si paralajmërim se mund të përdoren institucionet e shtetit dhe “arrestimi” i Ismet Osmanit “Currit” dhe të tjerëve për të kërëcnuar individë brenda partive të caktuara se do të ketë arrestime edhe të njerëzve të tyre, nga të cilat mund të dalin lidhjet  e tyre me këto grupe!

Po ashtu, bëhet fjalë edhe për një rrjet të indistrisë së ndërtimit nëpër Kosovë, për biznese të lindura brenda ditës, apo brenda natës, për fukarenj të bërë milionerë, dhe hetimet mund të kenë çuar drejtpërdrejtë, apo edhe jodrejtpërdrejtë te Ismet Osmani “Curri”, te Nexhmedin Zeka “Luli”, te Qazim Osmani, të Petrit Ame, dhe të shumë të tjerë si këta!

Nëse shihet më tej historia e lidhjeve të tyre, nuk mund të lihen jashtë as aspektet mafiozo-politike, përkatësisht të lidhjes së ushtarakëve, politikanëve etj., me mafian, qoftë në Çeki, qoftë në Sllovaki, qoftë në Itali, qoftë në Turqi etj., dhe lidhjet me agjenturat kundërshqiptare.

Pra, mund të bëhet fjalë për shantazh ndaj këtyre individëve, sidomos brenda apo rreth LDK-së, në kontekst të zgjedhjeve të brendshme, edhe për të nxitur konfliktualitet ndërmjet klaneve të ndryshme, të cilët në tërësi i kontrollon Kadri Veseli!

Në fakt, Kadri Veseli kishte paralajmëruar nëpërmjet televizionit të Veton Surroit se diçka do të ndodhte në këto parti, kur i përmendi si parti më të korruptuara! Kushdo që merrte vesh, ai ishte një shantazh i drejtplrdrejtë për këto parti, të cilave mund t’u krisë, siç i krisi LDK-së më 2006, apo VV-së gjatë vitit të kaluar!

Dhe në gjithë këto, bëhet fjalë për lidhje dhe përdorim të të njëjtëve individë dhe linja që janë përdorur edhe më parë që nga kohë e luftës e këndej, duke kristalizuar pozicionin e tyre të qartë si instrumente të prëfshira në krimin ekonomik, krimin politik dhe në rrjete mafioze!

Prandaj, mbetet të shihet si do të reflektohet edhe në kontekstin e luftës së bandave, përkatësisht në reagimin e tyre në rast shqetësimi për sigurinë e tyre, por edhe si formë për të liruar në çdo rrethanë “Currin” dhe grupin nga arresti, siç mund të ketë ndodhur në ndonjë rast tjetër dhe në ndonjë shtet tjetër!

Sigurisht, mbetet të shihet edhe se si do ta përdorë Serbia këtë situatë për të futur në veprim agjenturat e saj, sidomos kur kihet parasysh interesi i saj për ta destabilizuar Kosovën, edhe para samitit të Parisit!

Next Post

Komandant “gjarpri” dhe eliminimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Ali Uka në Tiranë

Po cili është roli i komandant “gjarprit” në luftën ndaj Serbisë dhe pse ai sot i trembet hetimeve nga Gjykata Speciale” Hashimi mori pozat e një viktime të sulmeve të padrejta që janë ndërmarrë prej tij gjatë kohëve të fundit për atë që ai e mohoi të ketë një plan […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: