Avdullahu i çmendur dhe Kasandra

vull
1. Në daç shfrytëzoje aparatin shtetëror për ta bllokuar dhe penguar diasporën ta votojë Vetëvendosjen;
në daç urreje veten pse nuk e ke ‘mbytur’ Vetëvendosjen n’lindje;
në daç çmendu e dil cullak,
në daç futja flakën,
se asgjë nuk të ndihmon.
Vetëvendosja i fiton zgjedhjet.
Së paku mund të bësh kinse i ke dy gisht fytyrë dhe të aktrosh sikur nuk ke luajtur mendsh,
sepse veç një njeri komplet i krisur e rrezikon shëndetin e qytetarëve, për interes të LDK-së.
Lirimi i masave, pa lejen e ekspertëve shëndetësor, është ‘tentim vrasje në masë’, dhe së paku KMDLNJ duhet të nis procedurë ligjore kundër Avdullah Hotit.
Përveç që e rrezikon jetën e qytetarëve për ta ‘shpëtuar’ LDK-në nga shuarja,
Avdullah Hoti për inat të Albin Kurtit e shan dhe e mohon edhe Lindjen (Rubairat e Omar Khayyamit për shembull),
anipse të gjithë Profetët pa përjashtim, të gjitha religjionet sa janë dhe Zoti që është NJË (edhe i Perendimit) ka ‘lindur’ në Lindje.
Edhe Izraeli është në Lindje.
Pra, Avdullah Hoti përveç që është shumë i rrezikshëm, dhe nuk ia di hallin vetes, është edhe i paditur, sepse mendon që Kosova duhet të jetë kundër Lindjes.
2. Kasandra ka qenë profete, të cilën e ka mallkuar Zoti që gjithmonë ta thotë të vërtetën, por kurrë askush mos t’i besoj, Valdete!
Ti s’je Kasandra, Ti je rast më i rëndë:
‘As s’e flet të vërtetën, as s’të beson kush’.
Ti je diçka si ‘pozorište u kuči’.
3. E unë, po ua tregoj të vërtetën:
Mbrëmë (hajr ishalla) e kam parë ëndërr Isa Mustafën, dukej identik si Gipa, me pantallona të kuq.
Më tha: ‘Punët i ke shumë keq, veç unë do të të ndihmoj falas’.
Pastaj më ftoi në një aventurë.
(Ju informoj se nuk shkova).
S’di a ju kujtohet, ju pata njoftuar me kohë: Para se të zbulohet afera PRONTO, e pata parë ëndërr Adem Grabovcin, si ish çu lugat diqysh.
P.S. 90
Ç’fitova nga të gjith’ andrallat? Hiç!
Dhe nga mundimet e vërdallat? Hiç!
Sa para bën se sot jam Yll e Dritë
Kur shuhem nesër, shkoj me prrallat? Hiç!
(Strofa e fundit e ‘Rubairat’- Omar Khayyam)
Next Post

Nga shoqata "Llojani në Diaporë" me seli në Zvicërr arriti një donacioni humanitar për SH.F. "Rilindja" Llojan.

Nga drejtori i SH.F. Rilindja Llojan ztr. Idriz Sulejmani u shpreh se jemi teper mirënjohës për këtë kontribut fisnik i cili dukshem do ta lehtesojë procesin mësimorë për nxënësit e kësaj shkolle, falemiderit shoqates dhe gjithë atyre qe kontribuan per arritjen e këtij donacioni. Nja faleminderim i veçantë shkon per […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: