BANDITËT ME SHUMË SHOKË, MËSUESËT TË VETMUAR!

vull

Shkruan Hasim Memishi

Të gjithë jemi kontribues për gjendjen aktuale, dikush i ka ndihmuar kësaj gjendje duke votuar, dikush për hatër e dikush duke heshtur!
A e keni vërejtur fenomenin e zakonshëm në shoqërinë tonë, ku nëpër kafene secili don të ulet me një bandit, por kur vjen rradha për tu ulur me një mësues, ata gjithmonë gjejnë arsye për të mos u ulur!
Ata nuk ulen me mësuesin sepse ai është i pafuqishëm politikisht, ai nuk mund t’ju shes diploma, as mund t’ju jep tendera, as nuk mund t’i fut në punë!
Ata ulen me banditin sepse prej atij presin gjithçka, prej te vendi i punës e deri te tenderat më të mëdhej në qeveri!
Banditin e nxjerrim para valles duke e lutur, kurse mësuesin e ulim të dera që sa më shpejt të ik, mësuesi vozitet shpesh herë me kolegët që t’i kursej paret e rrugës, kurse banditi edhe kur pi kafe e le veturën e ndezur që të mos i ndryshojë temperatura e brendshme!
Ne të gjithë kemi kontribuar që banditët të jenë të respektuar, kurse mësuesit indiferentë!
Deri sa ne si shoqëri do të ulemi më shumë me banditët se sa me mësuesit, kjo gjendje do vazhdojë të përkeqësohet!
Unë jam shumë optimist dhe vazhdoj të mendoj se ne meritojmë ndoshta edhe më keq!

Next Post

FSK-ja demolon mbi 200 mjeteve eksplozive të pashpërthyera

Në kuadër të operacioneve të pastrimit të fushëbetejave; pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit (EOD) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjatë javës së kaluar kanë gjetur mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera në Parkun e Lirisë në Ferizaj.   Pas sigurimit të zonës është bërë transportimi i këtyre mjeteve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: