Bregu: Sfida reale e Ali Ahmetit!

vull

Nga Zylyftar Bregu
Kur Ali Ahmeti artikuloi se është koha për kryeministrin shqiptar (në Maqedoninë e Veriut) pak kush e morri seriozisht. Shumë syresh menduan se është thjesht slogan i gjetur për makinën elektorale që do të shuhej, sapo të certifikohej rezultati i zgjedhjeve. Koha zhgënjeu skeptikët duke i dhënë të drejtë Ali Ahmetit, intuita e të cilit e ka shpërblyer sa herë ka guxuar në politikë.

Votuesit i dhanë mjaftueshëm mandat liderit të BDI-së për të materializuar sloganin. Ndërsa ish-aleati I tij, Zoran Zaevi, me shprehjen e tij të pa menduar gjatë (se shqiptarët nuk vlejnë pesë lekë) i dha motivin për të mos toleruar në negociata. E ja ku jemi! Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë sot politikisht kanë të njëjtin kurs shkembimi “një me një” me Maqedonasit e Zaevit. Drejtojnë pushtetin legjislativ, nëpërmjet politikanit me përvojë Talat Xhaferri.

Por kanë shtuar fuqinë politike edh në ekzekutiv. Në teorinë politike, tri shtyllat e qeverisjes janë Rendi, Ekonomia dhe Diplomacia. Shqiptarët do të drejtojnë marrëdhëniet e Maqedonisë me jashtë, pra Ministrinë e Jashtmë, do të drejtojnë Ministrinë e Financave dhe do të kenë zëvendëskryeministrin e parë. Koha për kryeministrin shqiptar do të jetë në 100 ditët e fundit të këtij mandati. Deri atëherë ka ende kohë. Deri atëherë Ali Ahmeti në veçanti, por edhe lidershipi shq iptar në tërësi, ka të tjera sfida përpara, formulën e zgjidhjes të të cilave ai e mendon larg tundimit të posteve instuticonale dhe në freskinë e Zajasit ku vazhdon të banojë.

Sfida kryesore immediate është përfaqësimi dinjitoz për të përmbushuar pushtetin politik. Personalitetet e parashikuara për postet e marra duhet të jenë të tillë që të demostrojnë nivel të lartë intelektual, figura të pastra e modele për shoqërinë në tërësi në Maqedoninë e Veriut. Pas kësaj, duket se është koha të mendohet për një strategji të re sa i përket faktit që avancimi politik të ecë edhe me përparimin real të qytetarëve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përgjegjësia në këtë rast nuk është përtej gardhit.

Është detyrë e lidershipit shqiptar të emancipojë, motivojë, orjentojë e të mos getoizojë shqiptarët e Maqedonisë. Nëse ndodh kjo, “eksperimenti” me kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të këtij mandate nuk do të dështojë. Suksesi i këtij eksperimenti do të jetë pika, ku Ali Ahmeti mund të vendosë levën për zgjedhjet e ardhshme. Koha ikën shpejt.

Next Post

20 Gusht 2020, dita e parë e vitit të ri Hixhri 1442

Hixhreti, shembull i ripërtëritjes së muslimanit Muaji Muharrem Hixhri, sipas kalendarit Hënor shënon dhe muajin e parë të tij. Por çdo të thotë Hixhri dhe cili është vendi i tij në Islam? Viti Hixhri fillon me emigrimin e Hz. Muhamedit (a.s.) nga Meka në Medine. Shumë të dërguar të Allahut […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: