Decentralizimi i vonuar,reprodukon disparitete shumdimensionale.

vull

Decentralizimi është qendra e jetës politike administrative dhe fiskale,e një shteti demokratik.
Fillimisht, pas pavarësisë së vendit në vitin 1991, autoritetet miratuan një strategji të centralizimit të pushtetit në mënyrë që të forcojnë kontrollin e tyre mbi të gjithë vendin. Kjo strategji u përmbys pas konfliktit të vitit 2001 dhe  me nëshkrimin e Marrëveshjes së  Ohrit.
Për të siguruar një vendosje më të mirë të pushtetit mes komuniteteve të ndryshme lokale që jetojnë në Maqedoni, Marrëveshja e Ohrit bëri thirrje për një reformë të decentralizimit të pushtetit. Kjo reformë, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe aktorët kryesore ndërkombëtare në Maqedoni, ka rezultuar në ndryshime të mëdha legjislative në vitin 2004, gjegjësisht në vitin 2004,është dashtë që të rrumbullaksohet decentralizimi i pushtetit qendror.
Territori i Maqedonisë është i ndarë në 84 komuna (plus Qyteti i Shkupit, i përbërë nga 10 komuna). Këto komuna filluan të marin frymë, sepse u dha pushtet më shumë  se më parë në marrjen e vendimeve dhe buxheteve të menaxhimit. Komunat kanë një fuqi vendim-marrëse ekonomike lokale, mbrojtjen mjedisore të zhvillimit dhe hapsirën, kulturën, planifikimin urban, sport, mirëqenien sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, dhe arsimimi.Nevoja tregoi se komunave u duhet edhe policia komunale,për me qenë më azhur,në rendin qytetar.
Realizimi praktik i këtij procesit të decentralizimit është ende në vazhdim, dhe u shëndrua në process kompleksiv.Mos funksionimi I decentralizimit I jep efektet negative,duke u ngarkuar komunat në pa aftësinë likuide,ndaj obligimeve.Nga paaftësia fiskale,financiare,komunat nuk munden të hartojnë programe zhvillimore ,si p.sh. riparimin urban,hapjen e linjave të reja pë furnizim me ujë,përmirësimin e infrastructures shkollore,shumë të vjetruara të cilave u ka skaduar afati I përdorimit funksional.Eliminimin e burimeve si ndotës potencial ekologjik,rënia e intensitetit të dienis në shkollapërballjen me pandemin,

Dukuri  tjetër është se pushteti qendror,nuk i zhvillon komunat në mënyrë sa më të barabartë, disa komuna i favorizon me më shumë mjete financiare,të ndara nga buxheti i përbashkët. Andaj, nga kjo nuk është e vështirë të konstatohet se politika e zhvillimit territorial nuk është zbatuar dhe ende nuk zbatohet. Si rrjedhim, kjo qasje është kritikuar edhe nga faktori i jashtëm, duke ia tërhekur vërejtjen.

Për komunat do ishte e arsyeshme juridikisht,që të kërkojnë,realizimin e nënshkruar në vitin 2004, sipas merveshjes së Ohrit.

Nexhat Bexheti

 

Next Post

Ministri Arjanit Hoxha jep lajmin, Qeveria dritë jeshile për investimi 22 milionë euro për digën e Sllupçanit

Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë he Ekonomisë së Ujërave kaloi në Qeveri informata për t’u aprovuar procedura e tenderimit disa vjeçar për ndërtimin e digës “Lumi i Sllupçanit. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha. Sipas tij, investimi duhet të realizohet brenda 4 viteve me një […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: