Do t’i fshijë të gjitha fytyrat e politikanëve nga mendja ime

vull

Urim SALIHU

Nje dite, kur t’i kem paketuar valixhet e mia , mberthyer me deshperimin e viteve te gjata qe mu treten ne kete vend hajdutesh , duke pritur dhe percjelle stinet e vuajtjeve , ate dite do ti fshije te gjitha fytyrat e politikaneve nga mendja ime.Ne fakt jo te politikaneve sepse politikan eshte pergjegjesi e madhe .Do ti fshije fytyrat e atyre qe ma gerditen atdheun, jeten time,cdo gje.

Kudo qe te jem, ne cepin e fundit te botes , sa here do me shfaqen kudo keto fytyra te njejta , une do ti fshije dhe ne mekanizmin tim te kujteses ata nuk do ekzistojne kurre.

Nje dite kur une te kem ikur si mijera e mijera te tjere, nuk do me interesoje as kryetari i Kuvendit dhe baxhanaku i tij, as Ministri i Kultures, as opozitaret identike me pushtetaret qe mbajne afer femijet e baballareve qe dinastia politike te vazhdoje.Nuk do me interesoje me asgje.As gjuha ime, sepse atje do duhet te nis nga e para.Atje gjuha ime s’vlen .Atje nuk do me interesoje asnje embleme, flamur, asnje genjeshter politike.Atje do arratisem si peshkaqenet ne thellesite e oqeaneve .Atje do jem larg zhurmes.Atje mbase do kem mall, por per here te pare do jem ashtu sic une dua.Do jem vetja ime.

Do perpiqem ta mbaj mend vetem emrin tim.Edhe kete emer te ri te shtetit nuk do ta kujtoj asnjehere.

Do nis nje jete ta ndertoj qofte edhe ne vitet kur te kete trokitur lehtazi pleqeria .Atje ne ate atdhe te ri do filloje te jem i cliruar nga makthet .Ky vend ku jam nuk eshte atdheu im.Atdhe eshte atje ku ndjehesh njeri.Ky atdhe eshte vetem i ketyre politikaneve qe si ne rreth vicioz sillen panderprere me idene e mashtrimit te ri , vetem pak me te sofistikuar.

Next Post

Tragjedia ajrore e 1993 në Ohër që mori 115 jetë njerëzish

Mehmet Latifi/ Data 20 nëntor i vitit 1993, ishte datë kobzezë për 116 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të rrëzuar, ndër të cilët ishin katër pilot rus, dy stjuardesa dhe dy stjuard nga Maqedonia dhe 108 udhëtar, ku 80% ishin kosovar dhe 20 % ishin shtetas të Maqedonisë. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: