Edhe një vendim i rëndë për Ali Ahmetin

vull

Shkruan: Afrim TANALLARI

Partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim, po I futet një faze parapërgatitore para anëtarësimit në NATO dhe BE. Një proces I komplikuar dhe delikat. Ndoshta edhe një vendim shumë I rëndë për kreun e këtij subjekti Ali Ahmetin, aman I domosdoshëm. Uroj që ideja të jetë fisnike dhe e ndershme. Politikisht kjo nënkuptohet hapje e BDI-së për strukturat e reja, brenda radhëve të saja. Shpresoj se filtrin e kuadrove për vendime, do bëjë analiza më të thella për çdo individ që është dhe që dëshiron të bëhet anëtar I këtij subjekti I dalë nga lufta. Vendimi I Ahmetit për Veting është preventivë në sforcimin e rezistencës konspirative të shoqërisë nga sulmet e kamufluara në interesa të ndryshme.

Përpos Vetingut partiak, Ahmeti, kërkon edhe Veting institucional. Më parë disa individ që kanë pasur funksion publik, janë shantazhuar nga komplote dhe skenarë policor, më pas edhe kanë punuar për interesa laike.

Përvojat e deri tanishme kanë treguar se partitë maqedonase, disa funksionar shqiptarë ose I kanë joshur ose I kanë shantazhuar, raste të tillë të gjithë I kemi ditur. Me vetingun parandalohen këta skenarë të vjetër udbesk. Ky lloj kontrolli është dashur të bëhet më herët dhe ndoshta është vonuar, por edhe tani do t’i kontribuojë zhvillimit të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut.

Draft-versionin, të cilin duhet ta parashtrojë BDI në kuvend, duhet përkrahur nga të gjitha subjektet politike, madje edhe të plotësohet me amendamente shtesë dhe njëherë e përgjithmonë të mbyllet kapitulli I politik bërjes koruptive dhe të jepet edhe mesazh te faktori ndërkombëtar për dekriminalizimin politik dhe shoqërorë.

Vetingu do të ketë kosto politik për BDI, por do të pastrojë me kriminelët, spiunët dhe hajdutët, nga skena politike në MAqedoninw e Veriut.

Guxim i madh i Ali Ahmetit, realizimi do të dridhë nëntokën e kriminalizuar!

Të parët që duhet ta mirëpresin këtë propozim duhet të jenë partitë shqiptare, pa e përjashtuar LSDM-në e Zoran Zaevit, e cila është e ngulfatur nga strukturat e krimit të kontrolluar nga individ policor.

Vetingu është një nevojë e domosdoshme dhe kërkesë e Komisionit Evropian, pas dështimit të Komisionit qeveritarë për realizimin e reformave në gjyqësi dhe prokurori.

Ambasadat e huaja të akredtiuara në vend, duhet ta përqafojnë këtë koncept për të pastruar me krimin dhe strukturat kriminale në qarqe politik.

Next Post

Gjilani nis shpërndarjen e 7 tonelatave me rroba për njerëzit në nevojë

 Në Komunën e Gjilanit sot ka nisur shpërndarja e më shumë se shtatë tonelatave me rroba për njerëzit në nevojë, të cilat janë donacion i nga “Jaha Group” dhe “Prime Home Solutions”, projekt ky që implementohet nga OJQ Achillea, me mbështetjen edhe të Merita Sllovinja – Dragusha (DJ Meri) dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: