Faton Ahmeti: Filozofia e pjekur politike e BDI-së bashkon të gjithë shqiptarët

vull

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike promovon bashkim, vizion politik dhe kombëtar, ndërsa të tjerët promovojnë përçarje, fyerje, përbuzje. Ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim jemi mishëruar me filozofinë politike të liderit tonë se përçarja, sharjet, përbuzjet, nuk na nderojnë, por vetëm na poshtërojnë dhe na e ulin vlerën.

Ne garojmë me ideologji kombëtare, projekte, vizion politik, ndërsa të tjerët garojnë me formacione politike mikse, ku ideologjia programore, orientimi politik dhe kombëtar, dallon shumë në mes tyre. Nga dalja në skenën politike më 5 qershor 2002, Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues absolut i të gjitha cikleve zgjedhore, qofshin ato parlamentare apo lokale, dhe e gjithë kjo falë kahjes politike dhe konsistencës në qëndrime të subjektit tonë.

Ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, nuk jemi të stërvitur për të vrapuar garën 100 metërshe, por, jemi të stërvitur për të vrapuar maratonë, pasi që vetëm në maratonë arrihet të ruhet indi shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim është në koalicion me shqiptarët, çdo herë ka vepruar për të bashkuar dhe jo për të përçarë shqiptarët. Në vitin 2016, z. Ahmeti, tërë kohën i’u bënte thirrje partive të vogla shqiptare të bashkohen, të dalin në zgjedhje të bashkuar për të sfiduar BDI-në, mirëpo kjo nuk ndodhi, për shkak të kapriçeve “të mëhallave”, por edhe të kompleksit të liderizmit. Ato zgjedhje i fitoi BDI, mirëpo humbën shqiptarët, si rezultat i përçarjes së votës opozitare, shqiptarët humbën 8 mandate. Mirëpo kësaj rradhe shqiptarët nuk do të lejojnë si në vitin 2016 të nëpërkëmbet dinjiteti kombëtar, duke u bërë pjesë e strukturave të cilat kanë lindur si pjesë e përçarjeve, por, do të bashkohen rreth BDI-së për tu ndjerë krenarë me të arriturat e rradhës.

Shqiptarët do të bashkohen rreth liderit tonë për tu bërë hisetarë në arritjet e reja, do të bashkohen rreth BDI-së për tu bërë gurë në barrikadën mbrojtëse të ideologjisë kombëtare, do të bashkohen rreth BDI-së për të zgjedhur Kryeministrin e parë shqiptar. BDI edhe pas 15 korrikut do të vazhdojë të mbrojë dhe përfaqësojë interesin kombëtar, siç ka ditur ta mbrojë në këto 18 vite të funksionimit. Këtë shqiptarët e dijnë shumë mirë, dhe kjo nuk mund të mohohet nga askush. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Dielli nuk mbulohet me shoshë”.

Next Post

Sela: Jam këtu për të realizuar çdo interes të shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela mbrëmë në debatin “Real Story” në News24 ka folur për zgjedhjet e 15 korrikut, ofertën e koalicionit ASH – AA si dhe qëndrimin që do të mbajë forca e tij nëse votohet. “Më 15 korrik shqiptarët do të votojnë. Ziadin Sela që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: