Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Frashër Oseku: Pa sakrificën kombëtare, NATO nuk do të gjente rrugën për te ne!

2 min read

Veterani i shquar i dy luftërave çlirimtare, Frashër Oseku, ka kohë që dëshmon se kurrizi i tij nacional, është vertikal, nuk bie pre e modës dhe inferioriteteve kronike që kaplojnë shpesh mohuesit e aktivizmit për liri, apo edhe më keq, si veti e servilizmit kronik të pushtetarëve, pa vlerësuar kontributin nacional.

Ai, në ditën kur erdhi në Republikën e Kosovës të personaliteteve emblematike të historisë të re kombëtare, në 20 vjetorin e çlirimit, iu ka rikthyer rrënjëve të veta, nga mori frymëzimin për liri, ashtu si anteu, i adn-së botërore, me mitin e thithjes së forcës, nga vet populli nga rrjedh, gjegjësisht, nga toka që i ushqeu.

Z. Oseku, në mënyrë të përshkallëzuar, paraqet piramidën e vlerave, hierarkinë e cila ishte bosht i lirisë, mbi të cilat edhe vet NATO por në veçanti të ShBA-së, me vlerën për dinjitetin e njeriut dhe lirisë, u bë krah i Kosovës, qytetarëve të saj.

Jasharajt, dëshmorët, invalidët, ushtarët e UÇK-së, viktimat civile, viktimat e dhunës dhe po, Shqipëria, është subjekti ndaj të cilëve z. Oseku, shpreh falënderim, më shumë se kaq, ai i përkulet, sepse, pa ta, NATO nuk do ta gjente rrugën të arrij tek Kosova dhe çlirimi i vendit.

Ja postimi i plotë i Z. Oseku:  “20 vjetori i çlirimit. Ke ta faleminderoj? Kush me teper se familja Jashari e meriton? Kush me teper se deshmorët e deshmoret e Kombit e meritojne? Kush me teper se çdo invalitet e UÇK-se e meritojne? Kush me teper se çdo ushtarë/ushtare, qe rroken pushken e meritojn? Kush me teper se viktimat civile qe u masakruan dhe nenat motrat e dhunuara se ju e meritojne? Kush me teper se Shqiperia meriton qe hapi krahet, hapi zemren per ti qen ne krahe vllezerve/motrave nga Kosova. Une ju faleminderoj juve dhe ju perkulem. Se pa ju NATO s’do gjente rrugen per tek ne.”