Gjeneral* Piro Ahmetaj mesazh të fortë Bashës: “Vish opingat e sheros dhe largohu kokëulur nga posti Kryetarit të PD”! 

vull

Kam marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva të forta mbi qëndrimet e mija para/pas humbjes turpëruese të radhës të Lulëzim Bashës !

Në pamundēsi tju përgjigjem emër për emër, b/l po ndaj artikullin e fundit, ndërsa në vijim gjeni 5 mesazhe përmbledhëse:

Së pari, për demokratët e dëshpëruar por me arsye të shëndoshë: “Zgjedhjet e 25 prillit edhe janë dhuruar, edhe janë shitur edhe janë humbur nga Lulezim Basha”.

Ndërsa siç dihet, zgjedhjet janë çertifikuar nga faktorët ndërkombëtarë dhe kështu megjithëse i besdisur nga “Gjonmarkaj në vend të Gjuzit”, është e sigurt që “Sulltan-Rama” do kalërojë edhe 4 vitet që vijnë !

Arkat me ankimimet në SPAK për vjedhjet e Ramës, Doshit, Qifes dhe shpërdorimi i metëjshëm i PD për të justifikuar humbjen, është akt i fundit i papërgjegjshmërisë  cinike të kryetarit në ikje!

Kujtoni hetimet për Dushkun 01, Tërmetin 2017, etj që shërbyen si rekomandime për zgjedhjet pasardhëse por në asnjë rast nuk e ndryshuan rezultatin!!

 

Histeritë se: “beteja vazhdon, do vesh opingat dhe ngjesh gjerdanët për të dalë malit” apo mashtrimet cinike të anal-istëve të punësuar me byrek në portalet e kunatit, se: “udhëheqësi i lavdishëm dhe kostum Euroatlantike”, por pa këllqe dhe pa asnjë fitore në 8 vjet:  “në mos në Tetor 2021 në Mars 2022”, do ta rrëzojë Ramën etj, janë si pabesi tinëzare të mavro kapitenit të mbytur që kapet pas …,  karriges le të themi deri në vdekje!

 

Duke parë në sy këtë të vërtetë, çdo ditë e humbur nuk i shërben as karriges së vulëhumburit dhe as të ardhmes së PD që nëse vijon me: “grusht bashkuar rreth udhëheqësit të rrethuar nga agjentët e Ramës” dhe kauzat cinike të Markut të Komisionit i thënçin tē drejtuar/poshtëruar nga një spiun i sigurimit dhe diskretituar për produktet, PD kërcënon seriozisht të humbasë edhe zgjedhjet e 2025!

 

Së dyti, kështu (fatkëqësisht për karrierën) si ish-këshilltar, e përsëris thirrjen publike për Lulin, që pas humbjes turpëruese të 25 prillit, kokëulur para demokratëve të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të PD, post që siç e dinë edhe muret e selisë së PD i është dhuruar në 2013 dhe është vetë-emëruar pa asnjë meritë dhe pa asnjë dinjitet në 2017!

 

Komedia e “kamikazit pas karrikes” s’do ti shërbejë as PD, as vendit por si lëndë e parë për librin-2 me misionet e humbura, ashtu si përrallat me meritat e Lulit për anëtarësimin në NATO, vizat, rrugën e kombit, tunelin e Elbasanit, që nuk besoj se do i lexojë askush, përveç kompanisë familjare, e vetmja që ka dalë me bilance të majme nga kjo opozitë 8 vjeçare.

 

Kështu, Basha është përgjegjës jo vetëm për humbjen rraskapitëse të zgjedhjeve në 2021, për humbjen dëshpëruese 2017; për 2 zgjedhjet lokake (2015 & 2019), për mungesën foshnjarake të përballjes me oponentët dhe kontribuesit, por mbi të gjitha për keq-katandisjen e PD-2021!

 

Për demokratët qëndrestarë, kujtoj vetëm zgjedhjet e 2017, ku Basha shpërdoroi PD në një qeveri delirantësh pa emër dhe fitoi vetëm 43 deputë sekserë, ndërsa Lulezimi u zgjua vetëm për të mbajtur me dhëmb por pa integritet karrigen e Kryetarit.

 

Së treti, një mesazh për skuadrën me 12 kryetrimat e deleguar, që pas dopios së rakisë konfirmonin se do fitonin mbi 84 deputëtë; porositën Kalin e Kryeministrit për Bashën, ndanë postet për 150 ministra, 500 zëvendësa, 3000 drejtorë/e doganash, policish, etj si dhe çdokush nga të emëruarit e listës që kanë fituar më pak se 25 % të herësit (ose më pak se 2500 vota) = të japin dorëheqjen nga mandati deputetit, që u është dhuruar pa asnjë meritë por në kurriz të demokratëve!

 

Të tjerat janë pallavra inferiorësh që do e turpërojnë kuvendin e RSh dhe PD edhe për 4 vitët që vijnë!

 

Së katërti, ndersa PD është themel i pluralizmit, mbetet nevojë ulëritëse dhe mision fisnik për ta shëruar, transformuar dhe frymëzuar si një projekt fitues për demokracinë funksionale si gjithë europa.

 

Nuk është e lehtë, është një ndërmarrje shumë e vështirë por jo mision i pamundur për njerëzit e lirë!

 

Uroj dhe besoj që demokratët, veçanërisht gjenerata e lindur në liri do ta çlirojnë kështjellen e pushtuar për 8 vjet nga Basha@co & garda e rambo-seksereve!

 

Së pesti, ri-konfirmoj se nuk i jam bashkuar asnjë grupi apo individi që ka si qëllim, vetëm karrigen e Kryetarit humbës.

 

Në të kundërt mbetem ushtar i Atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe përunjësi për mbrojtjen e interesave Kombëtare dhe vlerave euroatlantike në RSh si në SHBA dhe në të gjithë Evropën!

 

përkushtimisht Juaji,

 

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Ekpert i Lartë i Sigurisë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare-PD,

Këshilltar Ushtarak i Presidentit,

Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në NATO

 

Shënim shtesë si referencë:

https://konica.al/2021/05/ish-keshilltari-bashes-neveri-për-garden-e-seksereve-të-pd-që-deri-ne-vdekje-me-kryetarin-humbes/

 

 

Next Post

Në Shkup, do mbahet Kampionati Evropian i mundjes U-23 nga data 16-21.05.2021

Presidenti i FMK-së z.Naim Muja, është takuar sot në Shkup me Kryetarin e United World Wrestling z.Nenad Lalovic. Kryetari i UWW-se z.Lalovic u zotua që do ta mbështes FMK-në në infrastrukturë dhe trajnime të ndryshme. Kryetari Muja është i ftuar special në këtë Kampionat Evropian nga kryetari i Federatës së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: