Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Gjykata penale ndërkombëtare dhe sulmi në Ukrainë

3 min read

Agresioni rus mbi Ukrainën e vë në pah edhe një herë forcimin e makanizmit për përgjegjësi penale, përkatësisht forcimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Gjykata Penale Ndërkombëtare është një gjykatë e themeluar nga një traktat, “Statuti i Romës”, e cila hyri në fuqi në 1 Korrik, 2002.

Shkruan: Agim Nuhiu

Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk është pjesë e sistemit të OKB-së, por ajo vepron në partneritet me të. Të gjithë e dijmë se juridiksioni i gjykatës është i kufizuar vetëm për krime kundër njerëzimit, krimeve të luftës, gjenocidit dhe krimeve të agresionit. Gjykatë është një mjet i fundit për drejtësinë mbi krimet e luftës.

Në kontekst të agresionit rus mbi Ukrainën, është fakt i njohur se edhe thuajse para 8 vitesh Rusia sulmoi Ukrainën pas Olimpiadave dimërore të Sochi- t. Të shtëna armësh u drejtuan mbi manifestuesit paqësor në Kiev duke i lënë të vrarë me dhjetëra qytetarë. Territoret juglindore të Ukrainës u sulmuan nga forcat ruse. Në radhët e forcave ruse ishin involvuar seperatistë filo – rusë. Që atëherë brenda territoreve të Ukrainës u krijuan të ashtuquajturat “republika popullore” që i njohu Rusia. Edhe pse sipas të drejtës ndërkombëtare ata territore i përkasin Ukrainës, forcat ruse vepronim lirishëm. Po drejtësia ku mbeti!?

Pas agresionit të fundit rus mbi Ukrainën, të 39 shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkuan që hetimet të fillojnë për krime lufte. Sot, hetimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për sulmin mbi Ukrainën zhvillohen dhe ky hetim do të shtrihet deri në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Rusia do të akuzohet për goditjen e zonave civile dhe vetë civilëve.

Përdorimi i bombave thërrmuese në zonat e populluara nga civilë është krim lufte. Kjo është e qartë, ndërkaq, ekzistenca e dyshimeve të bazuara për kryerjen e krimeve brenda jurisdiksionit të gjykatës është e mjaftueshme për vazhdimin e hetimeve. Mbledhja e provave vijon.

Prokurori e bëri publik qëndrimin e tij se ajo që ndodhë në Ukrainë paraqet krim lufte. Sulmet e drejtuara kundër civilëve dhe objekteve civile ëdhtë e qartë se paraqesin krim lufte duke shtuar se edhe përdorimi i armëve kundër objektivave ushtarake e që nga josaktësia dhe përdorimi i gjërë i tyre shkaktojnë pasoja tek civilët po ashtu paraqet krim lufte.

Pra, çdo palë e cila qëllon civilët ose objektet civile, s’do mend se kryen vepër penale sipas “Statutit të Romës” dhe të Drejtës ndërkombëtare humanitare”!
Nëse përcaktimet normative në aktet ndërkombëtare nuk respektohen nga cila do palë, atëherë përgjegjësia penale dhe sanksionet penale janë të padiskutueshme.

Që të mos vëhet në pikpyetje kuadri normativ ndërkombëtar në cilat do rrethana dhe në çdo kontekst, domosdoshmërisht është e nevojshme të forcohet Gjykata Penale Ndërkombëtare!

Autori është zëvendës ministër i Drejtësisë