Hiperproduksioni, do ta futë në depresion ekonominë botrore

vull
0 0
Read Time:2 Minute, 30 Second

Ekonomia botrore,një periudh relativisht të gjatë ishte nën ndikimin e masava anti covit,si preventivë për
mospëhapjen e pandemisë. Masat relativisht dukën se kanë qenë si të tepërta,ngase sot e japin efektin
negativ,sepse u çregullua sistemi ekonomik botror.
Kompanitë prodhuese, gjatë pandemisë ngecën me prodhim,ashtu që gradualisht u shprazën edhe
stoqet,depotë nuk dispononin me mallra të gatshme,që ti përgjigjen këkesës së tregut.
Me tejkalimin parcial të pandemisë,kompanitë prodhuese u turën me intenzitet, të theksuar për ti mbushur
stoqet dhe depotë me mallra te gatshëm,të të gjitha llojeve. Kompanitë fillimisht angazhuan fuqi
puntore,nga vendi,dhe nga jashtë.Menjëherë nisi të ndihet mungesa e profileve të fuqisë puntore.Me këtë
akt u aktivizua spiralja e migrimeve,nga vendet më pak të zhvilluara kundrejt vendeve industriale.
Kompanitë prodhuese, i vunë gjegjsisht i aktivizuan të gjitha kapacitetet prodhuese në funksion të
prodhimit,të pa matur.Dëshira e kapitalistëve për profit, u shurdhua për respektin e ligjeve teorike të
ekonomisë.Synim kryesorë është produktiviteti,që më shumë njësi të prodhohen.
Kjo gjendje detyrimisht e riti kërkesën, për energji,lëndë të parë,dhe fuqi puntore.Regulla e artë e
ekonomisë thot se prishja e ekuilibrit të kërkesë dhe ofertës,sjell me automatizëm debalanc, ose do ngriten
çmimet ose do ulen,dhe si rezultat parimor vjen recesioni i ekonomisë.
Momentalisht ka nisur ritja e çmimeve enorme reth 40%,të energjisë,fuqisë puntore,lëndes së parë,dhe
shërbimeve. Menjëherë ndihet rënja e standardit tek klasa e ulët, dhe e mesme.
Kompanitë prodhuese me këtë tempo të prodhimit, do ta ngritin prodhimin, deri në 70% të shfrytzimit të
kapaciteteve teknologjiko prodhuese,ku produktiviteti,e tejkalon rentabilitetin sepse çmimet e mallrave të
gatshë janë të fryra më tepër se sa kostoja e realtë. Kërkesa pë mallra të gatshme në treg nuk është e
shprehun aq sa mendojnë kompanitë prodhuese,por vetëm syri i pangopur kapitalist do ta çregulloje
tregun.Me këto akte shkelen ligjet ekonomike,nuk përfillen sygjerimet e ekspertëve të ekonomisë,dhe si
pasojë vjen deri hiperproduksioni,prodhim i pa kontroluar,në treg ofrohen më shumë se sa kërkohen
mallra të gatshme.Kështu do të nisë ulja e çmimeve,ashtu siç nisi ritja,do të kthehen si në fillim.
Këto janë momente kur,kompanitë tregtarëve u japin mallra në konsignacion,ose me kredi pagese afat
gjete,vetëm e vetëm që të çlirohen nga mallrat e prodhuara pa plan.
Kjo ndikon në ekonominë botrore,sepse kriza mbartet,vendet më pak të zhvilluara nuk mundin ta
ndjekin,edhe as ti kundërpërgjigjen aksioneve të vendeve të zhvilluara. Vendet e zhvilluara me shitje
akcione nën vlerën e kostos së mallit,çlirohen kurse vendet e pazhvilluara ngelin me stoqet e mallrave dhe
zhyten në recesion,dhe nuk arinë ti kthejnë kredit e maruna nga institucionet financiare. Në këto vende të
pa zhvilluara, ku edhe vendi ynë bën pjesë,do bien qeveritë,gjat zgjedhjeve,ose me protesta sociale.
Prandaj them se nga kriza e pandemisë,u futëm në krizën e depresionit ekonomike,deri në recesion.
Nexhat Bexheti

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Sindikata e policisë së Maqedonisë kërkon rritje të pagave

Sindikata e policisë në Maqedoni sot përmes një komunikte pyesin pse në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm nuk është paraparë rritja e pagave për policinë. Ata kërkojnë rritje të pagave dhe përshëndeteën Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm që u publikua dje nga ministri Fatmir Besimi.Nga kjo sindikatë reagojnë edhe në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: