Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Hixhreti si parapërgatitje vendimtare për ngjadhnjim mbi të keqen  

5 min read

 

“…Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.” (Ali Imran, 195)

 

Nga AfrimTahiri

 

Sot, anekënd botës, myslimanët festojnë Vitin e Ri 1444 sipas Hixhrit! Kalendariislamiknis me shpërnguljen e Pejgamberit a.s. me pjesëtarët e parë të islamit, prej Mekes në Medine! Ishte çasti kur do të hidheshin themelet e para të shtetit islam, kur do tëtrasohejRruga e ndritshme e Fesësë Allahut Fuqiplotë, kur do tëngadhnjente e mirambitëkeqen, e bukura mbi të shëmtuarën, e lejuara mbi të ndaluarën, e shenjta mbi të mallkuarën!

Pra, epoka e lumturisë njerëzore themelet i ka mbi këtë ngjarje tëpandodhshmemëparëdhetëpapërsëritshmekurdoherë!

Shpërngulja, mërgimi, “hixhreti” ndodhë edhe në kohët moderne, siç ka ndodhur edhe shekuj me radhë porse, gjithnjëështë bërë e motivuar nga nevoja, nga lakmia, nga smira, nga dëshira për një perspektivë më të mirë personale, për një qëllim e synim që e ndryshonstatusin personal nëkëtëbotë!

Është thënë se një hixhret i shenjtë mund “të ndodhë” vetëm nëse ai bëhet për hirë të Allahut Fuqiplotë dhe për ta ruajtur pastërtinë shpirtërore, duke ikur nga e keqja, duke e shmangur belanë, duke e refuzuar djallëzinë, hipokrizinë, munafikllëkun. Sepse, Rrugës së shenjtë, të cilën na e la Amanet Pejgamberi a.s., të kodifikuar me rregulla e porosiqë e shtojnë kënaqësinë e Krijuesit tonë, asnjë hap nuk mund ta hedhë e keqja, e liga, e shëmtuara!

Nëse hixhretin e kuptojmëvetëm si detyrim për të ikur nga e keqja dhe e liga, atëherë, do të jemi në lajthitje të rëndë, sepse, mund të shndërrohemi në oportunistë! Përveçse që kemi detyra si myslimanë, para së gjithash, ne kemi edhe obligime të cilat dalin pikërisht nga Porosia e Hixhretit!

Nuk guxojmë që të lejojmë të na tundojë lakmia, e mira, nuk guxojmë të shndërrohemi tëbabzitur pas interesavemeskine, pas rehatisëpersonalendërsat’iakthejmë shpinën të mirës së përgjithshme. Nuk mund të arrihet kënaqësia e Allahut Mëshirëplotë nëse ia dalim që të sigurojmë rehati, të mira personale e lumturi të ngushtë familjare, ndërkohë që shtohen dukuritë e liga, të shëmtuara, shtohen veprimet antiislame, antimyslimane e, përgjithësisht, antinjerëzore.

Hixhreti është vetëm një “ripozicionim” në fushën e betejës ku zhvillohet lufta permanente, deri në frymën e fundit, kundër çdo gjëje qënuk është njerëzore, në harmoni me Porostë e Shenjta si dhe me traditën e të Dërguarit tonë, Muhamedit a.s.

Nëçdo fundvit është mirë që, për njëçast, të ndalemi dhe të bëjmënjërekapitulimtëvititqëpo e lëmë, t’i peshojmë veprimet tona, t’i peshojmë të arrituat tona, defektet, humbjet; t’i përkujtojmë veprimet me të cilat do ta mbajmë mend vitin që po e lëmë, t’ju gëzohemi sukseseve e tëtrishtohemingadështimet, ngahumbjet, ngatëkëqiatqënakanëndjekur gjatë vitit!

Në rrafshin e organizimit të jetës sonë fetare, qoftë individuale qoftë institucionale, çfarë mund të themi: cili ishte ai veprim i cili do të na pranohej si “hixhret”; a patëm nevojë për “hixhret” dhe sa ishim, me veprimet tona, në vijë me praktikat e të Dërguarit tonë!

Pa dyshim, po përjetojmë një dezorganizim fatal të Institucionit tonëfetarislamporedhetëmyslimanëvetanë! Një vit të plotë me dështime, me sprova e me veprime që e shtuan hidhërimin e të Madhit Zot si ndaj vepruesve ashtu edhe ndaj kundruesve pasivë! Shumica absolute e “institucionalistëve” por edhe e xhematit të rëndomtë, zgjodhën rrugën që të bëjnë “hixhretin shpirtëror” dhe të mbyllen brenda vetes, brenda familjes, brenda shtëpisë së vet, duke mos shprehur as interesim dhe as brengë se çfarë po ndodhë me persektivën e islamit në këtë nënqiell! Strategjia “të iki nga e keqja” kurse të mos luftohet e keqja ështëplehërim i fushës ku mbillet vetëm fara e keqe! Strategjia “të mbyllemi në shtëpi e ta kundrojmë botën nga dritarja”, pra, të mos përzihemi në punët e huaja, nuk është hixhret, nuk është as porosi islame dhe nuk është as veprim që siguron statusin e myslimanit të devotshëm. Kundërshtimi i së keqes, qoftë edhe me dëbim nga vendi i punës, shpalos fytyrën e hipokritit, ndërsa siguron kënaqësinë e Krijuesit Fuqiplotë.

Nuk është ikja, apo shpërnglja nga vendi i së keqes, shpëtim që na siguron mirëqenie në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër. Pjesëmarrja e përditshme në luftë kundër së keqes, madje edhe atëherë kur nuk ndjehet fare, kjo po që siguron një jetë të dinjitetshme, një respekt dhe një bekim të Allahut xh.sh. Nëse lejojmë që hipokritët, të djallëzuarit, të ligët në shpirt, të na e prezantojnë shëmtinësigjëtëmirë, haraminsihallall, atëherënukka “hixhret”, atëherë kemi ikur, kemi rrëshqitur nga Rruga që na e trasoi i Dërguari i të Madhit Zot. Nëse lejojmë që të mallkuarit të na i përkujtojnë Porositë e Shenjta, të na i numërojnë “të mirat” që na i paskan sjellë përgjatë një viti, atëherënuk jemi të denjtë as ta përkujtojmë e as ta festojmë Hixhretin!

Hixhreti, si ngjarje e lejuar nga Zoti Fuqiplotë, nuk ndodhi sa për të shpëtuar koka njerëzish e për të siguruar status social një grup njerëzish, porse, ndodhi sa për një frymëmarrje në goditjen e fundit mbi të keqen, mbi hipokrizinë, mbi djallëzinë, me qëllim që të ngadhnjejë njerëzimi. Pra, Hixhreti është parapërgatitja vendimtare për të ngjadhnjyer mbi të keqen, mbi të ligën, mbi të ndaluarën, mbi haramin! E kemi haram edheqëndriminnonshalant para deinstitucionalizimittë jetës sonë fetare si dhe para deorganizimit të xhematit tonë, i cili, në devotshmërinë e vet ka një të kaluar të lavdishme.

Deri në frymën e fundit e përkujtofshim Hixhretin dhe e festofshim Vitin e Ri spas kalendarit islam! Mirësi, begati e bekimngaZotipërçdomyslimantëdevotshëm! Paqe e mirëqenie për mbarë njerëzimin!

 

(AutoriështëdrejtuesiLëvizjesMyslimane për Reforma në BFI pranë RMV-së)