Ibrahim Rugova arkitekti i pavarësisë së Kosovës, thoshte Zoti e Bekoftë Kosovën

vull

Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006) ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar. Rugova mbante titullin Doktor.

Po pse ketë shkrim…

Sepse, në çdo qastë, në çdo tubim, takime, konferenca, mbrenda dhe jashtë Kosovës, qoftë edhe në Amerikën e largët, por edhe pak pa ndërruar jetë, thoshte; ”Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar!, – thuhet  gjithmonë në fund mesazhit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mandje i lindur,rritur dhe brymosur në fshatin e tij të lindjes,Cerrcë, komuna e Istogut,Pasi, më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore,Ibrahim Rugovës kjo ju ”NGULIT”,në mendje dhe u qasë politikës për të qua në vend amanetin e,Ukës dhe gjyshit,Rrustemit,që me ju bë me dije serbeve se ,Uka dhe Rrustemi kanë lë si trashgimi pasardhsit e tyre në këtë botë në krye me Ibrahim Rugovën.

Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve. Në këto  vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.

Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj. Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër.

Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik. Për këto tri vjet pas luftës, Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kjo është bërë me përkrahjen e miqve tanë dhe në bashkëpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in.

Kështu, Kosova po forcohet gjithnjë e më shumë si shoqëri dhe shtet demokratik, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, dhe pret njohjen formale, që do t’i shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike. Me fat Dita e Flamurit! Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar!, – thoshte në fund të mesazhit  Presidentit i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemeluses i Lidhjës Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhehoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri,Pavarsi e Demokraci dhe qe më vonë do te transformohej ne Parti Politke dhe Rugova ishte kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë.

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.

Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.

Ibrahim Rugova vdiq me 21 janar 2006 , u varros me nderime te larta shteterore dhe ushtarake. Funerali i Ibrahim Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë

Më 1995, Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer, Danimarkë.

Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.

Më 1998, Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.

Në vitin 2000, Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.

Në vitin 2004 Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.

U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Më 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

Në vitin 2006 Persidenti i Shqipëris, Alfred Moisiu dekoroi Presidentin Ibrahim Rugova (post mortum) me çmimin “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”.

Sepse, në çdo qastë, në çdo tubim, takime, konferenca, brenda dhe jashtë Kosovës, qoftë edhe në Amerikën e largët, por edhe pak pa ndërruar jetë, thoshte; ”Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar!, – thuhet  gjithmonë në fund mesazhit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pra, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj, sepse fuqia e të madhit Zot, jo gjithherë pranohet, veç rasteve kur njeriu besimtar i sinqertë merr frymën thellë nga zemra kur e bënë lutjen dhe i drejtohet Krijuesit-Zotit….

Autori është Imam në Xhaminë,”Kadërie”, lagja e Muhaxherëve

Next Post

Vjosa Osmani dhe Albin Kurrti në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, homazhe te presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe memoriali Adem Jashari në Prekaz

13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryetari i VETËVENDOSJE!-s, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, dhe presidentja, Vjosa Osmani, e filluan me homazhe në Prishtinë, pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, dhe pranë varrit të veprimtarit, Adem Demaçi, për të vazhduar më pas te memoriali Heroinat në qendër, dhe memoriali […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: