Ja si është manipuluar lista zgjedhore nga maqedonasit (Detaje dhe shifra)

vull

Autorë:Ridvan Ismaili

Që nga viti 1991 e deri më sot, njëri prej problemeve më të mëdha zgjedhore ka qenë pikërisht lista zgjedhore. Lista e përgjithshme është gati e pandryshuar gjatë 28 viteve të kaluara, e cila është përdorur në të gjitha ciklet zgjedhore, që nga viti 1991 e deri më sot, e që është dëshmuar se nuk i përmbush standardet e nevojshme, sepse është e manipuluar dhe e falsifikuar.

Edhepse nuk kemi ndonjë të dhënë të saktë sa i përket numrit të votuesve fiktiv, megjithatë dyshohet për numër gjashtëshifrorë. “Gabimet” të tilla me përmasa kaq të mëdha nëpër listat zgjedhore nuk janë të paqëllimshme, sepse nuk kemi të bëjmë me ndonjë shtet të madh, siç është Kina apo India, por me një Maqedoni as 2 milionshe.

Çdoherë ka pasur paknaqësi dhe debate lidhur me numrin e votuesve. Por, deri sot asnjëherë nuk ka pasur ndonjë qasje serioze në këtë drejtim. Tentimi i fundit për të bërë diçka në këtë drejtim ishte përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Dhe kjo orvatje tingëlloi vetëm si një intervenim manipulativ dhe tendencioz.

Në vend që lista zgjedhore të pastrohet nga votuesit fantom, si: persona të vdekur, persona me adresa të dyshimta, persona të përfshirë nga dy herë në listë, persona me letërnjoftime dhe dokumente identifikimi të falsifikuara, ajo, për çudi u pastrua nga votuesit shqiptarë.

Bëhet fjalë për 30.467 votues të fshirë në këtë periudhë e të llogaritur si të dyshimt, shumica e të cilëve besohet se kanë qenë votues shqiptarë. Të njejtit nuk patën drejtë vote në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2016. Atëherë, u tha edhe zyrtarisht se 2/3 nga to janë votues shqiptarë. Prej tyre, afro 70% e të fshirëve nga lista zgjedhore vinin nga njësia zgjedhore numër 6 (rajoni i Pollogut) ndërsa, pjesa tjetër nga njësia zgjedhore numër 1 dhe 2 (rajoni verior: Shkup-Kumanovë).

Ky “kryqëzim” i të dhënave u realizua nga 13 institucione te ndryshme të vendit, ndërsa Lista zgjedhore kryesisht është në kompetenca të Ministrisë së punëve të brendshme.

Po paraqesim disa nga komunat me numër më të madhë të votuesve të fshirë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2016:

Çair = 4079 votues të fshirë nga lista , Tetovë = 2600 ,Gostivar = 2198 ,Shuto Orizare = 1667 ,Saraj = 1663 ,Kumanovë = 1400 ,Kërçovë = 916

Pra, komuna e Çairit shihet si lider i kësaj liste me 4082 votues të fshirë nga lista votuese, pas saj vijnë Tetova dhe Gostivari, qytete të banuara kryesisht me shqiptarë.

Në listën zgjedhore nuk përfshihen edhe personat që kanë letërnjoftime me afat të skaduar, por që me Kushtetutë kanë të drejtën e votës. Ky është edhe një tentim i pabazë për fshirje të votuesve nga lista zgjedhore, vetëm për shkak skadimit të afatit të lëtërnjoftimit. Edhepse dihet se, votuesi mund ta përdor edhe pasaportën si dokument valid për identifikim gjatë votimit.

Raportin e fundit nga azhurimi i të dhënave e kemi nga viti 2018 pra, para referendumit për emrin. Por, nëse i shikojmë në mënyrë kronologjike azhurimet që janë realizuar ndër vite, ajo që më së shumti bie në sy, është raporti për numrin e votuesve në listën zgjedhore të azhuruar me gjendjen e 1 shkurtit të vitit 2017. Përkundër rritjes natyrore të votuesve që kemi nëpër komuna me shumicë shqiptare, një shtim jo i natyrshëm apo artificial vërehet nëpër komuna me shumicë maqedone.

Po japim një pasqyrë të disa komunave, dhe numrin e votuesve ndër vite:

Komuna: v.2005 v.2013 v.2017 v.2018

Tetovë: 71.866 77.570 82866 83191

Gostivar: 66.400 75.139 79857 79160

Struga: 52.663 56.341 60576 60169

Bogovinj: 22.872 24.864 27208 27332

Vrapçisht:20.465 23.427 25336 25463

Studeniç.:12.054 3.944 15258 15461

Likovë: 20.216 22.852 24934 25232

Saraj: 25.468 28.444 30765 31157

Zhelinë: 18.138 20.829 22982 23235

Haraçinë: 7.555 8.535 9312 9452

(Komuna me shumicë shqiptare)

Duke u nisur nga të dhënat statistikore nëpër komuna me shumicë maqedone, si: mortaliteti, maturantët dhe bilansin migrues, shihet se kemi të bëjmë me një fryerje artificiale të numrit të votuesve. që realisht duhej të ishte e kundërta, pra të kemi zvogëlim të numrit të votuesve, e jo rritje të tij.

Kemi hulumtuar për njërën nga komunat e lartëpërmendur me shumicë maqedone, konkretisht për komunën e Prilepit, edhe atë për periudhën 2013-2016. Nga kjo, konkluduam se gjatë azhurimin të listës zgjedhore të vitit 2017 ka shtim artificial të votuesve fantom në dobi të etnitetit maqedon.

Komuna e Prilepit:

Viti- Vd,ekje Matur. Migrimi Votues

2013- 979 972 -49 -56

2014- 901 1037 -57 79

2015- 945 946 -16 -15

2016- 914 976 -41 24

Mbi 95% e të vdekurve dhe maturantëve janë +18vjeç (persona që kishin drejtë vote dhe persona që kanë fituar të drejtën e votës).

Në bazë të këtyre të dhënave konstatojme se, gjatë periudhës 2013-2017, nuk kemi shtim të votuesve në komunën e Prilepit për 1857 votues, siç ekziston në listë zgjedhore, por vetëm për 32 votues . Pra, numri i votuesve në vitin 2017 do duhej të ishte 63.463 e jo 65.288, siç figuronte në listën zgjedhore.

Fryerje të njejta të listave gjatë vitit 2017 i kemi gati në të gjitha komunat me shumicë maqedone, përkundër trendit negativ që të njejtat kanë, gjithmon duke u bazuar në statistikat vitale.

Lista e përgjithshme nuk është reale, nuk përmban të dhëna të sakta për numrin e përgjithshëm të votuesve dhe ofron mundësi manipulimi. Dhe, sigurisht se një gjendje e tillë e listës zgjedhore do të ndikonte në procesin zgjedhor.

Me një listë zgjedhore të papastruar dhe të paazhuruar siç duhet, është shkuar në të gjitha ciklet zgjedhore, dhe natyrisht, kjo sjellë shumë dyshime për rezultatet që dalin.

Përderisa në komunat me shumicë maqedone, votojnë edhe të vdekurit, njerzë nga shtetet fqinje, persona me dokumente të falsifikuara të fituara brenda natës, në komunat shqiptare prej listës zgjedhore fshihen edhe ata persona që jetojnë e veprojnë në vend.
E gjithe kjo bëhet me aminin e faktorit politik shqiptarë, sepse askush nuk mund ta qeverise nje tjeter pa miratimin e tij.

Është koha e fundit që faktori politik shqiptarë, sidomos partitë që janë pjesë e pushtetit, të intervenojnë gjatë azhurimit të ardhshëm të listës zgjedhore. Të njejtit, le të angazhojnë numër adekuat nga bashkësia etnike shqiptare nëpër grupe punuese tek ata institucione që janë kompetente për azhurimin e listës zgjedhore. E jo pastaj fajin ta kërkojnë gjetiu, e jo te vetvetja.

R.I.

Next Post

Ali Ahmeti dhe BDI mbështesin fuqishëm kandidaturēn e Hekuran Dukës në Dibër

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Kryetari Ali Ahmeti, me të gjitha strukturat e veta partiake, fuqishëm  e mbështet vendimin e djeshëm unanim të degës së BDI në Dibër për ta kandiduar Doktor Hekuran Dukën për Kryetar të qytetit të Dibrës. Bashkimi Demokratik për Integrim, me gjithë pushtetin qëndror, ekzekutiv e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: