Kam amanet nga babai, mos votoj kurrë parti maqedone

Blerand Rexhepi

Nga Urim Salihu

Zaevi e përmendi një amanet. Por edhe ne kemi amanetet tona që ta dijnë edhe politikanët shqiptarë. Babai ma la një të tillë amanet: Që parti maqedonase mos votoj kurrë. Unë do ta respektoj deri sa t’i mbylli sytë sepse gjithë vuajtjet e mia dhe familjes sime, por edhe shumë shqiptarëve lidhen direkt prej maqedonasve.

Ata na morrën çdo gjë dhe nuk na dhanë asgjë. Edhe si student isha i rrethuar në ligjerata nga policë të regjimit maqedonas , atë kohë të LSDM së.Brenda klasave mësoja të ardhmen, lirinë,ëndrrën e së nesërmes. Jashta ishte terrori.Iku ai regjim më vonë dhe erdhi një tjetër po aq i tmerrshëm.

Dhe pastaj një tjetër,e një tjetër. Ta dijë Aliu, Zijadini, Bilalli, Menduhi e Afrimi që votë maqedonasit nuk i jap. Fëmija im nuk do ta ketë amanet nga unë për asgjë sepse mbase do vijnë kohë tjera. Por unë amanetin e tim eti do ta mbaj dhe kushdo qoftë parti që do bëni pakt me LSDM a VMRO, mos kërkoni votën time.

Unë shkel fjalën e babait tim dhe fjala e tij është ligj, jo fjala e liderëve dhe militantëve të terrenit.

Next Post

Auto Servis Klevis Halili, ofron shërbime të jashtëzakonshme dhe gjitha që duhen për makinën tuaj

Një biznes që gjithmonë ka treguar ndër vite shumë suksese pasiqë është një punë që ju duhet gjithmonë qytetarëve. Bëhet fjalë për një Lavazh special për larje tapicerie me solucione angleze, autoservis, lyerje makinash, drejtim shasije, pjesë këmbimi edhe me porosi për të gjitha llojet e makinave. Të gjitha këto […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: