Kastrit Myftaraj: Partia Socialiste e Shqipërisë është Partia Serbosocialiste

vull
Partia Socialiste e Shqipërisë është Partia Serbosocialiste
(Që Bashkimi Europian të quhej Jugosllavi e madhe duhet të kishte Rusinë brenda, gospodin Edi)
Edi Rama paska marrë përsipër që të shpjegojë në prani të Vuçiçit se përse bashkimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk qenka Jugosllavi e vogël. Për këtë Rama ka gjetur atë që në raste të tjera e quan arsye të mosarsyes, fjalë që Servantesi e ve në gojën e Don Kishotit. Rama tha se nëse Bashkimi Europian është Jugosllavi e Madhe atëherë mund të bëhet fjalë për Jugosllavinë e Vogël të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
Por që Bashkimi Europian të ishte Jugosllavi e Madhe, apo më saktë Eurosllavi, ishte dashur që të kishte edhe Rusinë brenda. Bashkimi ballkanas të cilit po ia ndryshojnë emrin çdo vit është Jugosllavi e vogël pikërisht sepse ka dy republika ish-jugosllave brenda, duke përfshirë më të madhen Serbinë, si dhe Shqipërinë të dëshiruar me kohë si republikë shtesë e Jugosllavisë.
Jugosllavia në shekullin XX është lidhur me emra të ndryshëm, sipas formave të saj. Jugosllavia mbretërore u quajt e Karagjorgjeviçëve, sipas emrit të dinastisë në Beograd. Jugosllavia komuniste u quajt e Titos. Jugosllavia e mbetur pas shpërbërjes në 1991-92 u quajt e Milosheviçit. Jugosllavia e re e sotme është ajo e Vuçiçit.
Çfarëdo që të thotë Edi Rama, mjafton të shikosh hartën dhe kupton se kemi të bëjmë me një Jugosllavi të vogël plus republikën shtesë të dëshiruar prej saj, Shqipërinë.
Partia Socialiste e Shqipërisë është Partia Serbosocialiste. Ajo është partia që e krijuar në 1941 nga dy komunistë serbë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, dhe që ka ndryshuar dy herë emrin në 1948 dhe 1991. Në tetëdhjetëvjetorin e saj e shikon të ardhmen e Shqipërisë të lidhur me Serbinë.
PS është dhe mbetet Partia Serbe në Shqipëri./Kastriot Myftaraj
Next Post

Temperatura sot deri në 43 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe nxehtësi mbi mesataren. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 24, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri në 43 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9. Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: