Kimete Berisha: Jam e sigurt se me duart e veta hoxha Krasniqi ma kishte qitë një kafe turke

vull

Platoni e ka falenderuar Zotin: ‘Faleminderit Zot që jam mashkull e jo femër’;

(dhe Platonin e mësojmë në shkollë)

Çdo ditë në Lutjen e përditshme burri hebre i falenderohet Zotit: ‘Faleminderit Zot që s’jam grua’! Shopenhauer, Aristoteli, Fridrih Niçe e shumë të tjerë (gati krejt filozofët), kanë qenë shovinistë dhe e kanë parë gruan si qenie inferiore.

S’di pse! A është gruaja inferiore, apo burrit i duket e tillë! Pse i dukesh dikujt inferiore pa qenë ti inferiore! A jetojmë në dy realitete kontradiktore apo u dukemi ‘atyre’ inferiore shkaku se ata na duken neve ‘superiorë’!

Se këtu një ‘problem’ është! Se, superioritetin ndaj grave burrat e kanë të sinqert! Nuk ta bën për inat, por thjesht të sheh të tillë, më të brishtë dhe më të dobët’!
Gruaja nuk është e lirë.

Më lehtë është të çlirosh një komb nga armiku, sesa ta çlirosh gruan nga pushteti i një burri. Prandaj, nuk prekem aspak nga hoxha Shefqet Krasniqi, bile jam e sigurt se me duart e veta ma kish qitë një kafe turke, pa asnjë kompleks.

P.S. Qe sa herë po u them se Dashuria duhet të rishkruhet, por s’di pse s’po më merrni seriozisht!

Next Post

Shqetësime ne BE: Jansha publikon fotografin e Shqipërisë Etnike dhe Bosnje Hercegovinën e ndarë

Partia Social Demokratike (SD) e opozitës kërkoi një sesion të Parlamentit Slloven, i cili duhet të ndiqet nga Këshilli i Politikës së Jashtme, në mënyrë që të marrë në pyetje Kryeministrin Janez Janša dhe Presidentin Borut Pahor në raportet e medias në lidhje me pretendimet e një dokument mbi ndryshimin e mundshëm. kufiri në Ballkanin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: