Koalicioni ASH-Alternativa është koalicion i formuar “Për BDI në Qeveri”

vull

Abdush Demiri

Ja nxorën bojën vet, vetvetes!

Koalicionit surogat të sapoformuar “Për BDI në Qeveri” ende pa u formuar po i del boja! Në fakt, po ja nxjerrin vet bojën! Sepse, edhe pse e ndanë bashkë mandatin e qeverisjes 2016-2020, për të mbajtur gjallë BDI-në, e për të shfrytëzuar nga një copë pushtet për interesat e ngushta partiake, në fund dolën me përpjekje për të manipuluar opinionin se gjoja po bëjnë “Koalicionin opozitar” për të rrëzuar BDI-në. Por vetëm në tre ditët e para veprimet e tyre flasin qartë se synim kanë interesat individuale dhe të bosave të tyre. Sepse në vend që të merren me BDI-në, me pushtetin merren me Lëvizjen BESA.

Këtë e dëshmon edhe fakti që i ashtuquajturi “Zeqë i Abisë”, paska ndarë me orë të tëra për të shkruar një tekst “çarçaf të gjatë”, për të manipuluar shqiptarët se kush jemi ne e kush ata!

Pasi ai dëshiron, atëherë është mirë që qytetarët vërtet ta dinë se kush, kush është.

Por ama, jo duke folur shumë e duke mos thënë asgjë. Por pak më saktë!

Pikërisht ky individ, është ai që për një kohë shumë vjeçare, dyshohet se paguhej nga BDI dhe funksionarët e saj për tua shkruar fjalimet nëpër paraqitjet e tyre publike. Sidomos Ali Ahmetit por edhe Izet Mexhitit. Fakt që dëshmon për tu paguar me vite të tëra dhe kur merr privilegje nga BDI sidomos për tu shkruar fjalime duhet të bëhesh dhe të mendosh si ata. (Rikujtojmë se sot ndajnë bashkërisht ministritë, drejtoritë, tenderët, furnizojnë shoqatat e tyre nga ministritë e përbashkëta dhe vazhdojnë të jenë bashkë).

– Të lëmë anash dhe disa detaje më pak të rëndësishme të kësaj periudhe të kaluar. Por nuk mund të mos përmendim 27 prillin. Kur ndodhi akti më i madh terrorist në Kuvend. Ky “lord i unazave” pa u koordinuar me kolegët e grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, doli në foltore dhe këndoi himnin kombëtar (edhe atë me gabime)! Kur dihej se çka mund të ndodhte dhe se jashtë protestuesit dashakeq kishin përgatitur skenarin. Ndërsa në po atë seancë parlamentare, mungonte vetëm partneri i tij i tashëm në qeveri, Ali Ahmeti. Me kë e organizoi Zeqa i Abisë këtë skenar dhe urdhrat e kujt i realizoj! Të Alis, Nikollës apo të të dyve?!

Kaloi edhe kjo periudhë. LSDM, BDI dhe ASH-ja shkuan bashkë në Qeveri dhe Lëvizja BESA mbeti në opozitë duke mos pranuar pazare në emër të qytetarëve, por bashkëpunim me kushte për premtimet që ua bëmë qytetarëve.

Pasi me asnjë kusht nuk pranuam që të ulemi në karrigen e përbashkët me BDI-në dhe LSDM-në, vetëm sa për tu mbushur numrat dhe ata të qeverisin të lirë. Pasi nuk pranuam të jemi pjesë e Qeverisë pa u nënshkruar në letër përmbushja e kërkesave tona, datat për afatet e realizimit të projekteve për qytetarët shqiptarë dhe kur vendosëm që do të jemi opozitë dhe zëri i qytetarit, në mënyrë urgjente u përgatit edhe plani i përçarjes së Lëvizjes BESA. Sot na akuzojnë neve se jemi gjoja “tradhtar” ose “lojtar të BDI-së”, por ama në Qeveri, ulen në prehër të Alisë dhe bëjnë pazaret e përbashkëta në emër të qytetarëve për interesa të tyre grupore!

Madje edhe një fakt është për tu habitur! Tepër i dyshimtë. Si ndodhi që pasi ASH-ja doli nga Qeveria, këta e zëvendësuan, madje ashtu me kushtin e vetëm ndaj Alisë “Hajt jep çka të japësh”. Edhe më shumë për tu habitur është fakti që, simpatizantët e ASH-së dhe të “Abijës Zekë” sapo hyrën e Qeveri e dinin se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kenë koalicion. Madje e flisnin hapur që në muajin maj të vitit të kaluar. Dhe për këtë ka shumë dëshmi dhe dëshmitarë! A nuk nënkupton kjo se ASH dhe Alternativa e sotme kanë punuar bashkë për shkatërrimin e Lëvizjes BESA. Se janë lojtar të dikujt tjetër dhe se kanë mision të caktuar. Madje edhe mandatin në pushtet e ndanë shumë saktë, rreth 65% ASH-ja dhe 35% Alternativa.

Do pyesni pse ikën nga Lëvizja BESA dhe pse deshën ta shkatërrojnë? Sepse themelimi i BESË-s kishte për qëllim që të mendohet dhe të punohet ndryshe nga BDI-ja dhe nga çdo parti tjetër shqiptare e dështuar. Jo për tenderë që paratë e qytetarëve të shkojnë për partinë dhe të fortit e saj, por punë dhe sakrificë për qytetarët. Jo koalicion vetëm për të kënaqur epshet e individëve partiak, por koalicion për të realizuar projektet e domosdoshme për qytetarët shqiptare, të kontraktuara me dokument, ku do të shkruhen parimet dhe afatet e caktuara për tu realizuar. E jo siç janë këta sot, vetëm për një ministri dhe disa drejtori.

E mira e gjithë kësaj pune është, se Lëvizja BESA filloj si Lëvizje Autentike, Autoktone dhe Autonome dhe si e tillë do të mbetet. BESA asnjëherë nuk do të bëhet aleancë për alternativë të atyre që rreth dy dekada vrasin shpresën e shqiptarit në këtë vend.

Ne do të jemi vetëm zëri i qytetarit, zëri i opozitës së vërtetë!

Next Post

Ministri Xhemaili së bashku me Kryeministrin Spasovki vendosën gurthemelet e pishinës së mbyllur

Hisen Xhemaili, ministër për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore sot ishte I pranishëm së bashku me Kryeministrin e Vendit Oliver Spasovski  me drejtorin dhe zv. drejtorin e Agjencionit për Rini dhe Sport dhe kolegë nga radhët e BDI-së ku u bë  vendosja e  gurrëthemelit të  një objekti shumë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: