Komuna si qelizë themelore e zhvillimit ekonomik, në indin shtetëror

vull

Zhvillimi ekonomik i komunës, hovin e zhvillimit, e merr  në oborrin  e sektorit afarist privat, me karakter  domethënës në punësimin e qytetarëve,zbutjen e papunësisë dhe ngritjen e zhvillimit ekonomik të komunës, si dhe përmirësimin e standardit jetësor.

Pushteti lokal si dora e parë e pushtetit qendrorë. Ose si katalizator që duhet të mare pjesë indirektë ,në shtytjen  e proceseve  zhvillimore tekniko teknologjike, që të mos ngelë pas komunave tjera, më se e nevojshme është  inkuadrimi i kuadrove,  profesionale në stafin, për çështje ekonomike të komunës. Në këtë mënyrë komuna si shkas për ekspanzimin ekonomik, në territorin ku administron. Komuna  duhet të jetë, sa më afër me subjektet private  në territorin e vetë,duke i informuar për investimet nga fondet apo bankat botërore për zhvillim ekonomik. Njëkohësisht hartimin e planeve hapësinore, dhe infrastrukturave për lehtësime, në ushtrimin e veprimtarive ekonomike. Sektori privat e punëson popullatën  masovikisht, po ashtu edhe derdhën mjete financiare në arkën shtetërore nga taksat, TVSh  dhe realizimin e fitimit afaristë në subjektet ekonomike. Nga statistika numrat tregojnë se 80% të banorëve të komunës janë të punësuar në sektorin privat. Sektori privat meriton një kujdes më të theksuar se nga e kaluara, ku subjektet ekonomike private nuk gëzonin respekt nga komunat.

Është i domosdoshëm funksionalizimi dhe bashkërendimi i trekëndëshit të akterëve institucional: Ministritë e linjës-komunë-sektor privat. Qasjet tjera janë politika afatshkurtra dhe pa efekte reale në zbutjen e papunësisë. Andaj, bashkërendimi i politikave të nivelit qëndror dhe të atij në komunë është domosdoshmëri e kohës.Mirëpo akoma nuk funksionon bashkërenditja.
Me formatin aktual të qeverisjes,pushteti lokal,nuk ka fuqi juridike,për të marë hapa fatlume,që t’i kënaqë kërkesat e qytetarëve të vetë,për kërkesat elementare,për një standard jetësor më të avancuar.Pushteti qendror i’a kufizon lirinë komunës për tu përgjegjur nevojave të qytetarëve të komunës.Kryetarit të komunës i bie përgjegjësia për ngecje zhvillimore.

Gjegjësisht pa zhvillimin e komunave nuk zhvillohet,edhe vendi, kjo dukuri e inicon popullatën detyrimishtë, që punsimin ta kërkojë në migrim. Vendi ngelën pa kuadro prefesionale,dhe kapacitetet industriale nuk e arijnë pruduktivitetin optimal.

Deri sa pushteti qendror,nuk bën tërheqje nga pushteti lokal,me decentralizim,që komuna të vetqeverisin me financat,dhe me projektet sipas nevojës së komunës, nuk do ketë zhvillim ekonomik, dhe nuk do dalën nga borxhet,indirekt i tërë vendi nuk zhvillohet.Kualifikohet centralizimi,si pengesë kryesore e mos zhvillimit ekonomik.

Nexhat Bexheti.

Next Post

Ministri Shaqiri takon euroambasadorin, Ger: Diskutohet përmirësimi i klimës së lirisë ë mediave

Sot, u realizua takim pune me Ambasadorin e ri të BE-së Dejvid Ger. Takimi u zhvillua në ambient konstruktiv, me ç’rast ministri Jeton Shaqiri e njohu euroambasadorin me projektet e ministrisë në drejtim të profesionalizimit të adminsitratës dhe zhvillimit të digjitalizimit të shërbimeve publike, si dhe aktivitetet të cilat do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: