Kryeministri shqiptar

vull

Ditëve të fundit pati shumë debate, komente nga publicist, analist, parti politike e studiues të fushave të ndryshme për pozitën më të rëndësishme në vend, atë të kryeministrit të vendit, që nuk është përmendur e dëgjuar më parë. Komentet ishin të ndryshme pro dhe kundër, por opinioni dotë vlerësojë dhe koha dotë dëshmojë. Nëse i kthehemi të kaluarës së këtij vendi përmes shkrimeve dhe vlerësimeve të  shumta si dhe nga komentet më të ndryshme duke mohuar të arriturat e sodit  heqin një paralele se ka pasur avancim të të drejtave të shqiptarëve edhe me kushtetutën e vitit 1974. Por, sa ishte e zbatuar kjo kushtetutë ishte krejt ndryshe nga ajo e shkruar. Por, nëse në atë ata rrethana të avancimit të të drejtave kushtetuese  në organizatat bazë  të L.K. merrte guxim dikush të të pyet të propozoi, komentoi  dhe të arsyetoji për një drejtor shqiptar  të shkollave të mesme  diheshin pasojat,  e asë që mendohej një  drejtor në  polici, spital e institucione tjera publike  ose në një organizatë ekonomike-ndërmarrje që ishin të shumta  e mos flasim për kryetar komune, të priste përgjegjësia politike dhe ndjekje penale në akuzë të prishjes së marrëdhënieve ndërnacionale  dhe si nxitës i nacionalizmit, ndërsa për poste të nivelit qendrorë as që kishte ide dhe guxim të flet e komentojë publikisht dikush. Kushdo të kishte folur publikisht pavarësisht funksionin që ushtronte në ata struktura të sistemit për nevojën që kryeministri i Maqedonisë të ishte shqiptar, do të shkonte drejt në burg si nxitës i nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Po edhe në Maqedoninë e pavarur pas viteve 90-ta ideja e kryeministrit shqiptar, dotë akuzohej se në kohën kur po zhbëhet Jugosllavia  i ngulet thikë pas shpine Maqedonisë, ndërsa  para 20 viteve  dotë akuzohej se Maqedonia shkon drejt ndarjes në baza etnike me kryeministër Maqedonas dhe atë shqiptar që dotë thotë se ishte një tabu temë për opinionin dhe strukturat e sistemit.

Kjo praktik filloi edhe pas viteve 90-ta edhe pse pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Maqedonia  u mëvetësua si shtet i pavarur demokratik, kaloi nga një sistem monist në sistem shumë partiak, u formuan partitë politike, u  organizuan zgjedhje të lira në nivel komunal e qendrorë, ndryshoi sistemi politik e juridik dhe shumë ndryshime të tjera në frymë demokratike. Por, jemi dëshmitarë të lojërave politike  për postin e kryetarit  të  komunës së  Tetovës në zgjedhjet e para demokratike që u zgjodh me votën e lirë të qytetarëve. Ishte e pamundur dhe e pakuptimtë për partitë e bllokut Maqedonas, marrja dhe ushtrimi i funksionit të kryetarit të komunës nga një shqiptar ku u involvua edhe pushteti qendror me arsyetimin e ruajtjes së marrëdhënieve ndërnacionale sepse ishin shumë të acaruara. Duhej të kalojë mbi 1 vit në relaksimin e marrëdhënieve ndërnacionale që ta ushtronte funksionin e kryetarit të komunës një shqiptar. Po në atë periudhë të zgjedhjeve të para parlamentare  Ministri i P.B. të  Maqedonisë, në një prononcim publikisht deklaroi se e ka pranuar postin si ministër ku pjesëmarrja e shqiptarëve në polici është diku 2-3% dhe ka tendencë që kjo përqindje të rritet, por rritja ishte simbolike.

Në  Maqedoninë e Veriut, shqiptari si kryeministër nuk është më temë tabu. Para dhjetë vitesh, nga partitë me shumicë maqedonase sërish do të ngrihej zëri për vlerësime të ndryshme si projekte kundër vendit, destabilizim të vendit  “projektin shqiptaromadh” etj. Sivjet ishte temë bisede mes partive politike dhe objekt marrëveshjeje kualicionimi. Duhet kuptuar se pozita e kryeministrit është thjeshtë një pozitë e përkohshme ekzekutive, derisa kanë mundur ta kryejnë ish kryeministrat e më parë maqedonas  e deri te Z. Zaevi, pse nuk mund ta kryen edhe një shqiptar. Kjo u vërtetua edhe me funksionin e Kryeparlamentarit shqiptar dhe të ministrive të ndryshëm, por sdo mend që këto vende kërkojnë aftësi, dije dhe pergjegjwsi.

Pra është një ngjarje e madhe për t’u shënuar në Maqedoni, sepse u vendos një standard i ri ku kryeministër mundë të zgjedhet edhe pa një shumicë parlamentare dhe në aspektin etnik ku merr përkrahjen e shumicës dhe tejkalimin e barrierave të lartë shënuara, të para 40-viteve, 30, 20 dhe para 10-viteve. Por, më me rëndësi është fenomeni i pjekurisë së një shoqërie, siç është ajo e Maqedonisë së Veriut, në të cilën çështja e zgjedhjes a jo të një kryeministri shqiptar nuk është problem tabuje, por pjesë e debatit të sajimit të numrave për një shumicë qeverisëse. Është produkt i një fitoreje të një koncepti të demokracisë parlamentare dhe vlerat liberale konform standardeve të U.E.

Ishte AliAhmeti lideri i BDI-së, ai që e theu problemin- tabu temën për idenë e kryeministrit eventual shqiptar që për oponentët politik ishte ide utopike, është ai që i zhvilloi negociata për Qeverinë e re ky duhet të jetë një moment kthese në të mirë të vendit,  se si një proces evolutiv, përkundër të gjitha barrierave, rezultatet mendoj se dotë jenë evidente, sipas mendimit tim fokusimi më i madh në çështjet ekonomike. Është meritë e veçantë e liderit të LSDM  Z.Zaev që është lideri i parë  maqedonas që mori guximin  dhe hapi temën  e kryeministrit  shqiptar dhe zhvilloi bisedimet në frymën demokratike që në rrethanat aktuale në Maqedoni bart një kosto të lartë politike të një pjese të elektoratit, edhe pse një veprim i tillë është në dobi dhe perspektivë të vendit.

 Tash një pjesë e nomenklaturës së vjetër të elitës politike dhe univerzitare publikisht pranon gabimet e së kaluarë sepse dotë ishte nje Maqedoni me ndryshe në kontest pozitiv në  të gjitha sferat ekonomike, politike, sociale e shqërore.

Maqedonia e Veriut ka treguar dhe ka mundësi të dëshmojë edhe më tej se është model pozitiv i konsolidimit demokratik shtetëror, pjesë e shtrirjes euro-atlantike, modele që u zbatuan në Slloveni, Mbretërinë e Bashkuar, psh. zgjedhja e kryebashkiakut e një etniteti tjetër dhe në SHBA zgjedhja e kryetarit të shtetit B.Obama një person me ngjyrë.

Maqedonia e Veriut edhe pse është vend ballkanik ku pozitat merren nga përqindjet elektorale vendosi edhe një presedencë pa bërë shumë bujë. E la si të legjitimuar marrëveshjen që një ditë, po le të jenë edhe në njëqinditëshin e fundit të mandatit qeverisës, Maqedonia e Veriut ta ketë një kryeministër shqiptar që nuk i përket shumicës etnike të vendit, që vendeve të Ballkanit perëndimor u dha një leksion për ndërtim të një shoqërie me besim në vlerat liberale si një shtet multietnik që ka gjetur rrugën e vet të ndërtimit të kohezionit.

Next Post

Komunikatë nga Organizata Shqiptarët e Bashkuar-Michigan

Lidhur me apelin e 25 nënshkruesëve të letrës së aktivistëve shqiptaro-amerikanë Organizata Shqiptaret e Bashkuar lëshonë këtë: KOMUNIKATË PËR OPINION Një letër e shpërndarë nga një grup aktivistësh, nga ta edhe biznesmenë të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan, nga opinioni i brendshëm në Kosovë u kuptua si apel i shqiptaro-amerikanëve, që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: