Ktheni Kosovës 8200 hektarë tokë ,të cilën ia dhuruat Malit të Zi, e pastaj kërkoni votën

vull

Ku i humbët regjistrat e peticionit të mijëra ,e mijëra qytetarëve të Kosovës që kërkonin të mos ratifikohej në Parlament, Marrëveshja Kosovë-Mali Zi, për tërheqjen e vijës kufitare, me ç’rast Kosova humbiste 8200 hektarë tokë sipas një grupi ekspertesh të Kosovës, megjithatë, Marrëveshja u ratifikua, pasi që në Parlamet erdhi një leckë letre, në të cilën thuhej ,pas një kohe komisionët e të dyja shtetëve të Kosovës dhe Malit Zi , do të dalin në vendin e ngjarjës për të korigjuar gabimet eventuale të vijës kufitare Kosovë-Mali Zi.

Sipas njohësve të rrethanave politike dhe ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë ,sepse këtë do ta kundërshtojë Mali Zi.

Një fakt duhet ta këtë parasysh klasa politike e Kosovës ,Qeveritë e Kosovës ,Presidenca e Kosovës dhe të gjitha segmentët e politikës të shtetit të Kosovës ,të cilat janë të angazhuara në negociatatë me palën e shtetit serb, për një zgjidhje paqësore Kosovë ‐Serbi, nuk mund të ketë “PEKE LEPE” Serbisë , dhe pasjen e një shteti sovran dhe të pavarur siç janë të gjitha shtetet tjera të rajonit dhe Botës.

Kur janë në pyetje interesat madhore të vendit dhe e ardhmja e popullatës së Kosovës , politikanët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën për shkamb dhe etjen për tu pasuruar për veti dhe kërkohet që të gjitha energjitë dhe pasuritë individuale dhe të përbashkëta t’i vënë në shërbim të interesave të atëdheut- shtetit të Kosovës për të cilin është derdhur një det gjak i bijave dhe bijeve më të nderuara të këtij vendi dhe të kêtij populli , të cilit i janë bërë padrejtësitë më të mëdha gjatë historisë dhe akoma në këtë fund shëkull vazhdojnë ta ndjekin padrejtësi të cilat nuk i ka merituar as njëherë…

Next Post

MPJ: Të gjithë qytetarët e RMV-së janë evakuuar nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme informon se me sukses ka përfunduar procesi i evakuimit nga Afganistani edhe i qytetarëve të fundit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët për shkak të angazhimit në bazën e NATO-s në Kabul ishin të fundit në orarin e evakuimit. “Sipas informacioneve të fundit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: