Largoni nga kandidimi Sami Lushtakun dhe Daut Haradinajn, janë në Listën e zezë të SHBA

vull

Shkruan: Faton Mehmeti

Ditë e natë nuk pushojnë së përmenduri “Amerika…Amerika”… “jemi proamerikan, ne çmojmë vlerat amerikane..etj”, fjalë të kota, me veprime që demantojnë këto që thonë.

Opozita në Kosovë, kryesisht PDK dhe AAK, me veprimet e tyre demantojnë vetveten, pa pasur nevojë që dikush tjetër t’ua thotë se po gënjejnë.

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë disa herë thirrje: jashtë institucioneve njerëz me afera korruptive, njerëz që kanë shkelur ligjin; duke përfshirë edhe ata që janë në Listë të zezë të SHBA.

Këta që thirrën ditë e natë në Amerikë po bëjnë veprime kundër saj.

Të kujtojmë se ishte nënshkruar një urdhër, i nënshkruar më 2001, nga presidentit i atëhershëm, George W. Bush, ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.

Pra janë diku 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike. E future në Listën e Zezë, nga këta janë diku 10 shqiptarë nga Kosova në këtë listë.

Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve: Xhevat Ademi, Nuri Behxheti, Adil Gafurri, Idajet Beqiri, Tahir Dalipi, Haradin Bala, Gafurr Elshani, Sabit Gashi, Skënder Hebibi, Xhavit Hasani, Kastriot Haxhirexha, Xhemajl Hyseni, Izmet Kryeziu, Menduh Thaçi, Ton Marku, Xhavit Morina, Isak Musliu, Jonuz Musliu, Shefqet Musliu, Rrustem Mustafa, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Daut Rexhepi, Sait Rushiti, Rexhep Selimi, Shaqir Shaqiri, Emrush Suma, Azem Syla, Sami Ukshini, komandant Sokoli, Shefit Xhaferi, Emrush Xhemajli, Muhamet Xhemajli, Avdyl Jakupi, Xhezair Shaqiri, Sami Lushtaku, Nevzat Halili, Ramiz Lladrovci.

Ky i fundi është kryetar komune nga radhë e PDK, e sikur mos të mjaftonte kjo gjë, PDK ka nominuar edhe një person tjetër nga Lista e zezë e SHBA, është Sami Lushtaku.

Jo vetëm kaq, por PDK ka nominuar Sokol Bashotën edhe për një mandate për kryerat ë Klinës. Bashota ishte dënuar nga Gjykata e Pejës-Dega në Klinë me 6 muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë.

Ai në vitin 2019 ishte shpallur fajtor për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë. Ai nuk kishte raportuar disa pasuri të tij, duke përfshirë këtu një veturë, një banesë, etj.

Jo vetëm PDK, por edhe AAK i ka future “veshët në lesh” në thirrjen nga ambasada amerikane. Ata kanë nominuar për kryetar të Prishtinës Daut Haradinajn, po ashtu në Listën e zezë të SHBA.

Më këto veprime, PDK dhe AAK po dëshmojnë se SHBA e përmendin vetëm për propagandë, pasi në esencë nuk janë për vlerat amerikane të cilave s’mund tu u përmbahen, ngase në esencë janë të kalbur në krim dhe korrupsion.

Nominimi i njerëzve që janë në Listën e zezë të SHBA, e të cilët konsiderohen të rrezikshme për pa qenë dhe sigurinë në rajon dhe me gjerë, janë po ashtu veprime anti amerikane, përmes të cilave vetëm sapo e zhveshin fytyrën e vërtetë para qytetarëve.

Next Post

BDI në Gostivar mobilizohet dhe demonstron unitet

Në një mbledhje të degës së BDI në Gostivar me pjesëmarrje të kryesisë së degës, kryetarëve të Këshillave Vendore, anëtarëve të kryesisë qendrore dhe funksionarëve të kësaj partie, është formuar Shtabi Lokal për zgjedhjet lokale në Gostivar. Në prani të strukturës partiake, me unanimitet ktyetar shtabi u zgjodh Bashkim Hasani. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: