Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

LSDM po largon shqiptarët e “vet”.A po kthehet kah gjeneza e nacionalizmit si VMRO?!

2 min read
Urim Saliu 
LSDM-së i duhej të vinte në pushtet .Zgjodhi ti merr me vete disa shqiptarë,që përmes tyre të futej në zonat elektorale shqiptare përmes euforisë së vëllazërim -bashkimit .
Raportet me shqiptarët dihet se i kishte copë gjatë qeverisjeve të mëparshme .Në luftën për pushtet siç thoshte kundër ish regjimit të Gruevskit duhej të kishin një aleat për t’u forcuar sepse si bënin dot as 40 deputetë.Shumë liderë partie mbaronin pa filluar karrierat e tyre politike.
Më pas gjetën një strategji që përmes votave të shqiptarëve të merrnin pushtetin por që po tkurret dita-ditës dhe këtë e bënë përmes disa shqiptarëve që sot nuk i duan as ata por as vetë shqiptarët .
Kur LsDm erdhi në pushtet para 5 vitesh ,është fakt se raportet ndëretnike u përmirësuan ndjeshëm por vendi sot ka më shumë varfëri dhe është e frikshme ikja e njerëzve nga papunësia dhe problemet sociale.
Duke parë zgjedhjet e fundit lokale që ishin fatale për partinë maqedonase në pushtet ,ata e kanë kuptuar se tashmë shqiptarët e partisë së tyre nuk u duhen më.Secilën ditë ndonjëri prej tyre po e braktis partinë,lirinë dhe përfundon prapa grilave nën hetime .
Kjo është shumë alarmuese se si ka mundësi që shqiptarët e Lsdm së të përfundojnë kështu në këto nivele akuzash korrupsioni dhe po kalojnë paqtë shumë të tjerë maqedonas në këtë parti.Shqiptarët e LSDM së nuk i do më askush .As LSDM dhe as shqiptarët , po kënaqen kur shohin se si përfundojnë si “koka turku “.
Partia e Kovaçevskit, duket se përveç dyshimeve për korrupsion të shqiptarëve që i ka brenda në institucione, po pastron këtë terren për t’u rikthyer tek gjeneza.Ajo e ka kuptuar tashmë se VMRO fiton përmes nacionalizmit .
VMRO nuk ka ndryshuar në anën tjetër.Vetëm ka gjetur edhe ajo disa aleatë shqiptarë me të cilët bashkëpunon në mënyrë perfekte dhe në pushtetin vendorë ka filluar të shfaqë atë që më së miri di të bëjë me shqiptarët.Këtë skenar po e realizon përmes Levicës dhe kandidates së pavarur të Shkupit.
Drejtorëve të tyre u pengon gjuha shqipe por jo edhe aleanca e përkryer me partitë shqiptare në nivel lokal.
Vetëm diçka duket se ka ndryshuar tek VMRO dhe ai është qëndrimi i zbutur i tyre për popullin e 20 përqindëshit.