Marrëveshja e Ohrit nuk e solli Universitetin e Tetovës!

vull

P a r a d o k s e
MARRËVESHJA E OHRIT DHE KUSHTETUTA E MAQEDONISË VERIORE UA KUFIZOJNË SHQIPTARËVE TË DREJTËN E ARSIMIT NË GJUHËN AMTARE NË NIVEL UNIVERSITAR
Detyra e klasës politike është sigurimi i barazisë kushtetuese dhe ligjore, jo vlerësimi i të arriturave të popullit shqiptar dhe të inteligjencies përparimtare për arsimin kombëtar dhe shkollën shqipe ndër dekada më parë.
I
Propagandë e ulët politike:
“Universiteti i Tetovës është fryt i shëndoshë, i qëndrueshëm, me vlerë i Marrëveshjes së Ohrit”
(Titull i huazuar nga mediet, 28 korrik 2021)
II
E vërteta:
Universiteti i Tetovës është fryt i shëndoshë, i qëndrueshëm dhe me vlerë i rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe barazi kombëtare, rezultat i dijes, vizionit, punës dhe sakrificës së inteligjencies përparimtare.
III
Fryt dhe rezultat i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, të nënshkruar në Shkup, më 13 gusht 2001, janë ndryshimet kushtetuese të vitit 2001 (në frymën e Marrëveshjes së Ohrit) deri te ndryshimet kushtetuese të vitit 2019 (në frymën e Marrëveshjes së Prespës), me të cilat me asgjë nuk është ndryshuar pozita juridike-kushtetuese dhe politike e popullit shqiptar në Maqedoni, ndërsa gjendja e arsimit të shqiptarëve në gjuhën amtare edhe aktualisht është tepër diskriminuese, jodemokratike dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, meqë kjo Kushtetutë (në frymën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit) shqiptarëve ua kufizon të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare vetëm në nivel të arsimit fillor dhe të mesëm, nuk ua garanton të drejtën e arsimit të lartë në gjuhën amtare, në nivel universitar dhe pasuniversitar.
IV
Argumentet:
Në mbështetje të nenit 131 paragrafit 4 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 16 nëntor 2001, miratoi:
VENDIM
PËR SHPALLJEN E AMENDAMENTEVE IV, V, VI, VII, VIII, IX, X, XI, XII, XIII, XIV, XV, XVI, XVII dhe XVIII TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Shpallen amendamentet IV, V, VI, VII, VIII, IX, X, XI, XII, XIII, XIV, XV, XVI, XVII dhe XVIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë të cilat i miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 16 nëntor 2001.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Numër 07-3795/1, 16 nëntor 2001
KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Shkup
Stojan Andov
Neni 48
Pjesëtarët e kombësive kanë të drejtë që lirisht t’i shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre dhe veçoritë nacionale.
Republika ua garanton kombësive mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.
Pjesëtarët e kombësive kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore dhe artistike, shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.
Pjesëtarët e kombësive kanë të drejtë në mësim në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm (jo edhe në arsimin e lartë, universitar dhe pasuniversitar), në mënyrën e përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat arsimimi zhvillohet në gjuhën e kombësisë, mësohet edhe gjuha maqedonase.
A M E N D A M E N T I VIII
1. Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë lirisht ta shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin dhe veçoritë e bashkësive të tyre dhe t’i përdorin simbolet e bashkësisë së tyre.
Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.
Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore, artistike, arsimore, si dhe shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.
Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre në ARSIMIN FILLOR DHE TË MESË, në mënyrë të përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat arsimimi zhvillohet në gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.
2. Me këtë amendament zëvendësohet neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Poshtëshënim:
Përmbajtja e këtij neni nuk është ndryshuar as me ndryshimet kushtetuese në frymën e Marrëveshjes së Prespër, të miratuara në janar të vitit 2019.
Si duhet të vlerësohet kjo? Nëse jo naivitet i klasës politike, sigurisht tallje me inteligjencën e shqiptarëve!
(28 korrik 2021)

Next Post

Saraj: Policia arreston tre persona

Tre persona nga fshati Bojanë, komuna e Sarajit janë arrestuar pas përleshjeve me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Saraj, njofton Derveni.info Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona. Sipas informacioneve njëri po trajtohen në spitalin e Qytetit kurse tjetri i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: