Më fal Tetovë

vull

Mr.Metali Alili

Kam kaluar kaq vite rrugëve të arsimimit profesionalizimit dhe angazhimit për një ditë ndryshe por ajo ditë asesi të vij. Më fal Tetovë që u katandise kështu si kurë në historinë tënde as atëher kur ishe OANEUM.

Ah, Tetovë! Zëri i lëvizjeve që dridhnin Jugosllavinë të është shterur, të është tharë buza… Tetovë kush të kori kështu që ta prishi pjellërinë. Ma kujton Tetovë, Shaip Kamberin atë burë shtatlartë që të vuri themel.

Ma kujton moj Tetovë, poezinë e Ramadan Sinanit “Në Tetovë Shtëpi të keshë”, “Plagët” e Murat Isakut dhe ” Farsën e Katrahurës” të Abdylazis Islamit. Kurë më keq Tetovë su katandise, as në kohën e Rankoviçit, Millosheviqit, Kiros e Brankos… Sa keq Tetovë t’katandisën bitë e tu.

As dija tani nuk ka peshë as Universiteti i larë me gjak nuk po të leviz nga vendi moj Tetovë… Ç’po ndodh me ty moj zonjë e madhe, çohu e shkundi këta minj karpatesh, çohu Tetova ime e dredhi këta minj që po nëpërkëmbin krenarinë tonë.

Çohu! Bëja namin Tetovë mu ashtu siç ia bëje në vitet 68, ashtu siç e bëje me Rafi Halilin, Fadil Sulejmanin e Miqereme Rusin… Shkunde pluhurin që t’ka rënë mbi supe shkunde… Më fal Tetovë Kur s’munda me ta kthy hakun.

Të fala shumë o vendi im por ti meriton edhe më shumë.

Next Post

Turizëm apo dajak shqiptar?! A ka më “mihal” të tjerë nëpër Shqipëri?

-Skena si ajo e videos që u publikua dje, ku pronari i restorantit terrorizon turistët si në filmat horror, nuk ka reklamë në media të huaj dhe as lobim qeveritar, mediatik dhe artistik që i zhbën. Çdo turist i huaj që do të shoh atë pamje, ku një i ashtuquajtur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: