MË SHUMË LIDER I DALUR NGA PUSHKA ËSHTË OSTRENI E AZBI LIKA SESA ALI AHMETI

vull

Të na falni i nderuar Ali Ahmeti, s’është e vërtetë se “jeni lider i dalur nga pushka e nuk toleroni tallje”.
Lider i luftës së UÇK ka qenë Gëzim Ostreni, këtë të gjithë e dinë, mosni ju lutemi, mbare është t’ia mohoni Ostrenit kontributin e Komandantit të Përgjithshëm Luftarak të UÇK-së. Ju keni qenë lider politik i UÇK-së e jo ushtarak. Gjatë Marrëveshjes politike të Ohrid ju morët pjesë e jo Ostreni i pushkës, ju si udhëheqes politik i UÇK-së u pajtuat që shqiptarët të marrin statutin kushtetues të 20%.
Më shumë lider i pushkës është, Azbi Lika sesa ju, Lika ka operuar së bashku me ushtarët e tij në terren, ju me dylbia prej së largu, nga Prizëreni e Shipkovica.
Pastaj mos u lavdëro shumë se nuk të ngjanë, bëhu modest para dëshmorëve e liderëve tjerë të dalur nga pushka: Hashim Thaçi, Haradinaj, Veseli, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi etj.
@S. Mehazi
6 shkurt 2019

Next Post

A do ta destabilizojnë dot Shqipërinë e Kosovën?

Nga Spartak Ngjela A do ta destabilizojnë dot Shqipërinë dhe Kosovën Rama dhe Thaçi? E kanë të pamundur. Po Berisha a mund ta destabilizojë Shqipërinë më 16 shkurt të këtij viti? I. Destabilizimin e Ballkanit e kërkon me ngulm Putini. Me të janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: