Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Ndalimi i dhunës në familje

4 min read

Kur e kemi fjalën për dhunën, sot shumë familje po përballen me këtë problem gati se në çdo vend të Botës. Kur e kemi fjalën për dhunën, dhuna në familje nënkupton sjelljen e padëshiruar, qoftë aktuale apo menyrën kërcënënuese nga një person drejt një anëtari të familjes që shkakton ai drejt një anëtarit tjetër të familjes që kërcënohet të ketë frikë ose të jetë i shqetësuar, sidomos gratë që nuk ndjejnë siguri në mirëqenien e saj personale. Dhuna në familje karakterizohet nga një person zakonisht mashkulli, që dëshiron çdohere të jetë dominues dhe të ketë kontroll mbi anëtarët e tjerë të familjes mbi gratë dhe fëmijët, dhe përfshin abuzime emocionale, psikologjike, fizike dhe financiare.. Efektet e dhunës në familje janë shumë negative që i shkakton zakonisht prindi, ato janë dhe shkaktojnë traumë edhe ndaj fëmijëve, sepse një fëmijë nuk mund të zhvillohet normal kur ai/ajo përballet me skena dhunuese nga prindi i tij duke shiquar se si prindi dhunon fizikisht nënën e tij para syve të tij. Ka një thënie që thuhet :”Fëmija shiqon, fëmija do të veproje atë që ka parë” Poashtu, më shumë viktima të dhunës janë gratë në familje, sepse janë qenie ma e dobët dhe nuk mund të i bëjnë ballë fizikisht burrave të tyre, sidomos poqese ata janë nën ndikimin e drogës ose alkoolit. Çdokush mund të ndikohet nga dhuna në familje, pavarësisht nga mosha e tyre, gjinia, identiteti , prejardhja kulturore, feja, pasuria, statusi ose vendndodhja. Abuzimi fizik është kur një abuzues përdor forcën fizike kundër një personi tjetër në një mënyrë që dëmton personin ose i vë ata në rrezik të lëndimit. Shembuj kemi nga rastet, siç janë:Goditja e antarit në familje, shtyerja, kërcënim me thikë, armë, dhe kushtëzime të ndryshme që vazhdimisht burri të i krijoje gruas ndjenjë negative dhe dëshpërim dhe pasiguri në jetë, si dhe raste ku disa gra zakonisht kanë pësuar edhe keq si: Humbja e njërit sy, prerje flokësh pa dëshirën e saj, dëmtim fytyre, thyerje krahu, krejt këto si shkak pasojë e dhunës së shkaktuar nga “komandanti” familjar. Poashtu, gratë që e dëshmojnë dhunën në shtëpi shpesh besojnë se ata duhet të fajësohen, ata edhe pse nuk kanë faj, ndjenjë fajësi sikur krijojnë bindje se duhet jetojnë çdohere e nënshtruar dhe nën presion, jetojnë në një gjendje të vazhdueshme frike dhe kanë 15 herë më shumë gjasa të jenë edhe viktimë e familjes së tyre sepse jetojnë vazhdimisht në gjendje frike, izolim, cenim lirie, torturim psiqik dhe fizik etj. Ndërsa poashtu ndikon edhe për fëmijët në familje, sepse këto përjetime negative që i shkakton sidomos prindi ndikojnë negativ në suksesin e fēmijeve të tyre, janë shumë të rëndësishme rethanat pozitive në familje dhe ambientin ku ai jeton, sepse suksesi, shoqërimi dhe zhvillimi normal i tij/saj ka rol shumë të rëndësishëm nga ambienti familjar. Poashtu, në vendet ballkanike, gratë e dhunuara edhe nuk i paraqesin rastet në familje, kjo është një gabim, sepse me të drejtë gratë duhet të i paraqesin rastet e tyre në organet kompetente policore dhe të meren masa preventive për mbrojtjen e saj dhe fëmijeve. Sipas Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kombenta siguron të drejtën për krijimin dhe respektimin e jetës private ddhe krijimin e sigurisë familjare, shtëpinë dhe vendbanimin e tij familjar, në varësi të disa kufizimeve që janë në përputhje me ligjin dhe të domosdoshme në një shoqëri demokratike. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është një traktat ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Evropë. Jetën europiane e duan rinia sepse atje ka më shumë siguri dhe mbrojtje nga sistemi shtetëror, dhe vlerësoj se edhe kjo është një nga arsyet e migracionit të rinisë në vendet europiane. Pra, për të krijuar familje, duhet që të ndalohet dhuna nga ai person që e dëmton veten e tij dhe antarët e familjes, sepse nuk është asnjëhere vonë për të nisur një fillim të mbarë në familje. Çdokush duhet të ketë synimin primar për të bërë të lumtur familjarët e tyre dhe ekstremisht të kundeset për sigurinë e tyre.Sejcili mashkull që krijon familje duhet të gjejë mënyrën dhe rrugën se si të i bëje të lumtur familjarët, të i mbroje ata nga çdo lloj shqetësimi, të u ofroje ndihmën në çdo kohë, të i mbështesë familjen, gruan dhe fëmijët për sukseset e tyre, arritjet, duhet të shtoje edhe dhuratat ndaj familjes së tij, sepse shpërndarja e dhuratave luan një rol shumë të rëndësishëm në familje sepse e shton dashurinë familjare, dhe kështu; Thuaj jo dhunës në familje. Magjistër i të drejtës ndërkombëtare: Eduan Uzairi